Një lajm i mrekullueshëm vjen nga piktorja Barbara Gashi, që na bën krenar për sukseset e njëpasnjëshme të skulptorit kosovar Destan Gashi.
Skulptura e tij "Symfonia" më datë 26 prill është inauguruar solemnisht në qytetin Melk të Austrisë. Inaugurimi i saj, mblodhi artdashës e figura të njohura të qytetit, kryetarin e qytetit Melk, Patrick Strobl, së bashku me këshilltarin e qytetit, Peter Rath si dhe me zotin Georg Wilfinger, Abati i manastirit Melk.
Skulptura "Symfonia" e cila paraqet një kokë gruaje e gdhendur nga mermeri i Vahauut, u përcoll me një interesim të jashtëzakonshëm në ditën e inaugurimit, ku të pranishëm ishin edhe qifti bashkëshortor artistësh, Barbara e Destan Gashi nga Vjena.
Me një atmosferë të mrekullueshme e me duartrokitje të gjata, u bë zbulimi i skulpturës së mbuluar me pëlhurë. "Symfonia" e skulptorit Destan Gashi, si një simfoni e bukur, shpërndau "si tingujt e simfonisė" madhështinë e punës mrekulluese të skulptorit kosovar Destan Gashi, për tu dëshmuar artdashësve vjenezë dhe artdashësve të shumtë nga vende të ndryshme të botës, se populli ynë pati gjithmonë artistë të mëdhenj, që i dhanë qytetërimit vepra të mahnitshme arti!
Skulptura "Symfonia" e Destan Gashit e vendosur në një pikë strategjike të Wiener Strasse, e vendosur te shtëpia me numër 21, shkëlqen me bukurinë e saj. Ky lokacion është shumë i frekuentuar nga qindra turistë nga vende të ndryshme të botës. Danubi në afërsi kalon nëpër qytetin e bukur, ndërkaq anijet e mëdha ndalen në portin e Melkut duke u dhënë mundësi udhëtarëve për shëtitje. Tek skulptura është vendosur një tabelë orientuese në të cilën shpjegohet që skulptori i Symfonisė është shqiptar nga Kosova dhe se për punën e tij artistike në skulpturë është shpërblyer me çmime të shumta.
Skulptura me emrin "Symfonia" është gdhendur nga një mermer ndër më të bukurit nga Vahau, një krahinë në Austri të Epërme, e cila është e njohur për mermerin e veēantë dhe për vreshtari. Ideja për emërtimin e skulpturës "Simfonia" ka ardhur nga materiali nga guri në të cilën është skalitur. Ka qenë guri natyral i cili ka pasur shumë vija harmonike me një strukturë të valëzuar me ngjyrat gri dhe zi, kështu që gjatë procesit të punës ka dal fytyra e femrës, një femër shumë simpatike dhe e bukur.
Skulptura ka një ngjashmëri me një pjesë të muzikës, si një symfoni, e cila e skalitur në guri nga maestro Destan Gashi duket e përkryer. Skulptura është dhënë hua për ekspozim prej këshilltares së bashkisë, Ilse Kossarz dhe është vepër arti numër gjashtë në "Milje Artit të Verdhë" në qytetin Melk. Qëllimi i ekspozimit të skulpturës ka qenë për ta bërë qendrën e qytetit Melk më të bukur dhe më të gjallë.
Skulptori Kosovar Destan Gashi ka studiuar pikturën dhe skulpturën në Akademinë e Arteve të Brukselit, ku ka marr edhe ēmime të shumta për punën e tij artistike. Nga viti 1987 ai jeton në Vjenë të Austrisë, ndërsa atelenë e skulpturës e ka në periferi, në Bad Vöslau në Austri të Epërme.
Hapja e ekspozitës bëhet me 3 Maj 2023, në orën 19:00 , në LANGENZERSDORF MUSEUM, AUSTRIA
Ekspozita do të jetë e hapur nga 6 maj18 qershor 2023, orari është e shtunë, e diel, dhe ë ditë pushim, nga ora 14:00 18:00
Muzeu Lemu, ku gjinden veprat e skulptorëve më të rëndësishëm të Austrisë nga shekulli 20, si nga Anton HANAK e Siegfried Charoux, ka hapur dyert këtë të mërkurë, me 3 maj 2023, për hapjen e ekspozitës së titulluar "UJI DHE GURI" të artistëve Barbara dhe Destan Gashi, hapja e së cilës bëhet sonte, në ora 19:00.
Artistët Gashi, Destan Gashi, skulptor i mirënjohur nga Kosova, dhe vjenezja Barbara Gashi, piktore e talentuar, para artdashësve do të prezantojnë më tepër se 50 vepra të cilat përfshinë katër dekada të krijimtarisë së tyre artistike.
Është mjaftë domethënëse vendosja e skulpturave dhe pikturave përballë njëra- tjetrës, të cilat duket sikur në mënyrë vizuale krijojnë "komunikim arti", një bashkëbisedim artistik i shprehur me ngjyra të bukura e me skulptura të mrekullueshme!
Derisa tek piktorja vieneze Barbara GASHI dominon Uji për realizimin e pikturave të saj, skulptori kosovar Destan GASHI ka zgjedhur Gurin për të krijuar "figurat" që flasin me "tringëllimën" e daltës e të gurit!
UJI është tema e preferuar e piktorës Vjenese Barbara Gashi.
Në pikturat e Barbarës në pëlhurë dhe letër, dominojnë uji me pamje shumëngjyrëshe, deti, valët e detit, liqeni, duke krijuar kështu ngjyra të gjalla të cilat i bëjnë të realizuara artistikisht pikturat e saj.<
Uji është gjithmonë në lëvizje duke rrjedhë, fluturon, pezullon, sikurse figurat në tablotë e saja.
Tek skulptori i mirënjohur Destan Gashi, tema kryesore në skulpturat e gdhendura në guri dhe mermeri, në të shumtën e rasteve është figura e Gruas Femrës në format e saj estetike. Format shqisore, rrumbullake dhe haptike ftojnë shikuesin tė shijojnë nga afër artin e veēantë të gdhendjes së skulpturës nga guri.
Realizimi i këtyre skulpturave të bukura, tregon punën e përkushtuar dhe dashurinë e madhe të skulptorit për realizimin e veprave të tij: Precizitetin për të gdhendur gurin e për të nxjerrë figura të bukura deri të detajet më të imta: duke e gdhendur, lëmuar e bartur gurin nga vende të ndryshme.
Është dashur shumë kohë, shumë mund, shumë njohje e dije për realizmin e veprave të tilla unikate dhe jashtëzakonisht të realizuara!
Një punë e tillë, sigurisht realizohet kur mishërohesh me punėn dhe e donë atë! Destani e donë skulpturën dhe jeton për gurin dhe skulpturën!
Çifti bashkëshortor Barbara e Destan Gashi, të cilët janë së bashkë prej viteve të 80-ta, kanë studiuar së bashku në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel. Ndodhë që nganjëherë, pavetëdijshëm të punojnë temat e ngjashme, pa e ditur se prej nga ka ardhur frymëzimi për një vepër!
Në ekspozitën e jashtëzakonshme "UJI dhe GURI" do të ekspozohen më tepër se 50 vepra të çiftit Destan dhe Barbara Gashi.
Gjatë shëtisë që vizitorët do ti bëjnë ekspozitës në ambientet e muzeut, do të shijojnë bukurinë e artit dhe të figurave të cilat disa prej tyre flejnë, disa ëndërrojnë në pikturat dhe skulpturat e tyre!
Për më shumë vizitoni linkun:
LANGENZERSDORF MUSEUM, Obere Kirchengasse 23, A-2103 Langenzersdorf, AUSTRIA
Linku:www.lemu.at
Është kënaqësi e pa përshkruar, nderim dhe vlerësim për një artist që jeton larg atdheut, kur e vlerëson dhe nderon atdheu i tij. Atdheu të cilin e ëndërron, e ka në mendje dhe zemër, është tringëllimë e daltës së tij, tek skalitë gurin për të nxjerrë figurën e femrës shqiptare, e shumë e shumë skulpturave të tjera që ‘flasin e frymojnë’ shqip në shumë vende të botës…
Destan Gashi, maestro i skulpturës nga Kosova me vendbanim në Austri, kësaj radhe ishte pjesëmarrës i Bienales se Skulpturës “ Skulpt- Fer”, edicioni i dytë me radhë, i cili mbahet në qytetin e Ferizajt.
Në këtë edicion janë dorëzuar 55 vepra skulpturale nga 30 autorë nga qytete të ndryshme nga Kosova dhe Shqipëria dhe një artist nga Austria.
Skulptori i mirënjohur nga Kosova ( Zoqishtë – Rahovec) me vendbanim në Austri (Vjenë), Destan Gashi, me tri skulpturat e tij të skalitura në gur, mahniti artdashësit e shumë.
Jetullah Sylejmani, kurator i ekspozitës, në katalogun e ekspozitës e vlerëson:
“Një nga artistët që kemi nderin dhe privilegjin ta kemi në këtë edicion është skulptori i njohur shqiptar Destan Gashi, mjeshtër i madh i skulpturës me shumë suksese në botë.
Destani në këtë bienal prezantohet me tre vepra skulpturale në mermer “ Hasjanja duke i dhënë gji fëmiut”, “Hasjanja nga Demjani me djep” dhe “Bukatorja” ku vihet re se artisti është frymëzuar nga kultura dhe veshja tradicionale e grave nga Hasi, duke shfaqur një dashuri nostalgjike për traditën shqiptare. Këto punime janë realizuar me një studim, ndjeshmëri emocionale dhe ndjeshmëri të veçantë në skalitje të gurit”.
Skulpturat mahnitëse të Destan Gashit u vlerësuan nga pjesëmarrësit dhe juria profesionale në përbërje: Ismet Jonuzi, kryetar i jurisë, Adem Rusinovci dhe Ardian Kadriu, duke i ndarë Çmimin e parë për Skulpturë Tradicionale “ Skulpt – Fest” për veprën me titull “Hasjanja duke i dhënë gji fëmiut”, ndërkaq çmimi i dytë për Skulpturë Bashkëkohore iu nda dy artistëve: Dardan Murselit për veprën “ Pa titull” dhe Butrint Morinës për veprën “The milky way”.
Ekspozita do të jetë e hapur deri me 29 dhjetor, nga e hëna në ditën e premte prej orës 8:00 deri në ora 16:00.
Adresa: Seidlgasse 23, 1030 Vjenë, Austri
Kemi pasure nderin dhe kënaqësin e madhe qe Ambasadori i Shqipërise Roland Bimo ka vizituar ekspozitën tonë!
"Destan Gashi skulptor dhe Barbara Gashi piktore, Galeria Wohlleb & Wohlleb, Distrikti i Tretë , Vjenë paraqesin punimet e tyre më të reja.
Destan Gashi tashmë skulptor me famë dhe emër në Austri dhe Evropë në një periudhë të pjekurisë më të lartë artistike, përsëri e bën mermerin të kumtojë shpirtin e tij poetik. Kësaj radhe flet fort mermeri i Prilepit.
Një pasdite e paharuar e mikpritjes së tyre dhe kënaqësisë nga admirimi i veprave të nivelit më të të lartë artistik e shpirtëror."
një artikull nga Ajete Zogaj
Skulptori i mirënjohur shqiptar Destan Gashi, me punën e tij krijuese, skulpturat e gdhendura në gur, gjithnjë e më shumë po e dëshmon vetën si mjeshtër i madh, duke e përfaqësuar denjësisht artin e krijuar nga një shqiptar të cilin me të drejtë mund ta quajmë edhe „ambasador tė kulturës shqiptare” nga Kosova , jo vetëm në shtetin vienez ku jeton dhe punon.
Kësaj radhe, maestro Destan Gashi, do të ekspozojë tri skulpturat e tij në Biennalen me Skulptura „Nature & Art” në Kámoni Arboretum në Szombathely.
Në këtë Bienale marrin pjesë 46 artistë nga 10 shtete me 70 vepra arti në ekspozitën e titulluar „Természet & Müvészet” „Natur & Kunst” „Nature & Art”.
Ekspozita hapet më 6 maj në ora 16.30, dhe do të jetë e hapur deri më 23 tetor 2022. Vizitorët do ë kenë mundësinë të vizitojnë ekspozitës nga ora 9:00 deri në 18:00.
Adresa:Kámoni Arboretum, H-9700 Szombathely, Szent Imre herceg utca 84/B
Ekspozitë arti në Vjenë, ekspozohen vepra të skulptorit Destan Gashi dhe piktores Barbara Gashi.
Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Z.Roland Bimo dhe Ambasador i Republikës së Kosovës në Vjenë, Z. Lulzim Pllana vizituan galerinë Wohlleb, në bezirkun e tretë në Vjenë, ku ishin ekspozuar vepra të skulptorit Destan Gashi dhe bashkëshortes së tij, piktores së talentuar Barbara Gashi.
Si gjithnjë, skulpturat e Destanit, i cili e bën gurin dhe mermerin të flasin, krijojnë emocione të papërshkrueshme, si për tematikën e zgjedhur, me ngjyra të forta kombëtare e patriotike, ashtu edhe për realizimin e përsosur dhe unik artistik.
Në këtë ekspozitë ai solli disa punime të reja si "Vajza e Ēamërisë" apo "Vrojtuesja".
Së bashku me kuratoren dhe të zonjën e Galerisë "Wohlleb", Edith Wohlleb, Ambasadorët e Shqipërisë Roland Bimo dhe i Kosovës Lulzim Pllana me bashkëshortet e tyre, ju uruan suksese të mëtejshme artistëve tanë dhe mirënjohje për nderin që i bëjnë lartësimit të emrit të kombit tonë përmes artit, në një nga kryqendrat e kulturës botërore si kryeqyteti i Austrisë, Vjena.
Artistët Barbara e Destan Gashi pjesëmarrës të ekspozitës në Vjenë
Çiftin e artistëve, piktoren vieneze Barbara Gashi dhe skulptorin e mirënjohur nga Kosova Destan Gashi, sikur hynisht i bashkoj arti dhe martesa, për të prezantuar bukur kulturën dhe artin shqiptar në komunitetin artistik në Austri.
Që të dy, Barbara me piktura të mrekullueshme dhe Destani me skulptura të veçanta, kryesisht me motive femrën (në të shumtën e rasteve femrat shqiptare) janë të pranishëm pothuajse në të gjitha ekspozitat që hapen në Vjenë.
Para disa ditësh, Barbara dhe Destan Gashi në becirkun e tretë të Vjenës në Austri, në fundjavën e 17 dhe 18 shtatorit 2021, ishin pjesëmarrës në një përzgjedhje ekspozite të titulluar Kultur në Tretin.
Në Galerinë "Kunstraum Wohlleb" janë prezantuar afërsisht 30 vepra artit nga koleksioni privat i galerisë. Në këtë galeri që nga viti 2015 me ftesë të kësaj galerie marrin pjesë edhe ēifti Gashi.
Kësaj radhe, Destan Gashi ka ekspozuar katër skulptura të reja nga mermeri i bardhë nga Karara e Italisë por edhe një nga mermeri i kuq nga Kosova.
Dy skulptura me temen "Akt Vajzash", dy skulptura me temen "Kokë të lartë me qafë të gjatë si vajzat e Çamerisë".
Barbara Gashi bashkshortja e Destan Gashit ka marr pjesë me dy piktura në vaj në pelhurë në ketë ekspozitë kolektive. Tema e preferuar e saj në art është uji, ashtu ka prezentuar një tablo me një skenë të një liqeni, dhe një pikturë me një balenë në det.
Sipas piktorës Barbara Gashi, gjatë dy ditëve, në kuadrin e shetitjes kulturore në becirkun e tretë, ka pasur shumë vizitorë dhe dashamirë të artit në galeri, jo vetëm austriakë por edhe shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, të cilët jetojnë në Austri.
Në hapje të ekspozitës ishin të pranishëm edhe dy diplomatë të lartë: Ambasadori i Shqipërisë Roland Bimo me bashkshorten Mimoza Bimo, dhe Ambasadori i Kosovës Lulzim Pllana me bashkshortën Dafina, të cilët shprehën kënaqësinë e tyre për pjesëmmarrjen e artistëve GASHI në këtë ekspozitë, e të cilët i bëjnë krenarë me veprat e tyre, veçmas u fascionuan me shqipen e mrekullueshme të artistes piktore, Barbara Gashit.
Piktorja Barbara Gashi me shqipen e saj të mrekullueshme edhe pse nuk e ka gjuhë amtare, ka bërë një shpjegimm në gjuhën shqipe për disa pika të rëndësishme.
Artistja Gashi tregoi se galeristja Edith Wohlleb ishte shumë e kënaqur me vizitën e dy ambasadorëve shqiptarë, si dhe për konsideratën e tyre, duke shprehur vlerësimin e saj për artistët Gashi të cilët do të jenë gjithnjë të mirëseardhur me punimet e tyre në ekspozitat e galerisë.
Ajo çmon shum skulpturat e Destan Gashit, të cilat janë shumë të veçanta.
Ekspozita do të jetë e hapur deri të shtunën 25 shtator.
Orari: e henë deri të premte 10:00-18:00, e shtunë 10:00 -13:00
Adresa: Kunstraum Wohlleb, Seidlgasse 23, 1030 Wien, Austria
Ekspozita është hapur nga data 17.09.2021 në "Kunstraum Wohlleb"
Edhe këtë vit, skulptori i njohur shqiptar në Vjenë, Destan Gashi dhe bashkëshortja e tij, piktorja Barbara Gashi, kanë hapur ekspozitën e radhës me punimet e tyre.
Ekspozita është hapur nga data 17.09.2021 nė "Kunstraum Wohlleb".
Në këtë ekspozitë mund të shihni skulptura të ndryshme mermeri të punuara nga skulptori Destan Gashi si dhe piktura nga Barbara Gashi.
Përveē të tjerëve, ekspozita është vizituar edhe nga ambasadorët shqiptarë në Austri, ambasadori i Shqipërisë, Roland Bimo, si dhe ai i Kosovës, Lulzim Pllana.
Pas vizitës, ambasadori i Kosovës, Lulzim Pllana përmes faqes së tij në Facebook ka shkruar:
"Kishim kënaqësinë që së bashku me mikun, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Roland Bimo, të marrim pjesë në ekspozitën e artistëve, skulptorit Destan Gashi dhe piktores Barbara Gashi në galerinë Wohlleb në Vjenë.
I falënderoj artistët për ftesën dhe i përgëzoj për punën dhe angazhimin e tyre në promovimin e vlerave kulturore të Kosovës dhe atyre kombëtare në Austri", përcjell albinfo.at.
Ekspozita është e hapur deri më 25 shtator 2021. Adresa: Kunstraum Wohlleb, Seidlgasse 23, 1030 Vjenë.
një artikull nga Arben Gjinaj
Ajo tashme gjendet në oborrin e shtëpisë së skulptorit shqiptar në Vjenë, Destan Gashit. Kjo skulpturë për artistin tonë, është kryevepra e punimeve të tij të deritashme
Albinfo Austria vizitoi shtëpinë e skulptorit Destan Gashi në Vjenë dhe shikoi për së afërmi madhështinë e punës së realizuar.
Lexoni më shumë në www.albinfo.at
Të interesuarit të cilët kanë dëshirë ta shohin për se afërmi skulpturën e Adem Jasharit por edhe skulptura dhe punime të tjera, Destani së bashku me bashkëshorten, piktoren, Barbara Gashin do të hapin ekspozitë nga data 5-17 shtator. Gjatë javës, ekspozita është e hapur nga ora 16.00 19.00, të shtunën prej 12.00 18.00 dhe të dielën prej orës 10.00 -18.00. Në këtë ekspozitë do të prezantohen edhe disa piktura nga Barbara Gashi.
Adresa: Kleingartenverein Grünland, Peter Eisert Parkweg 34, në bezirkun e 2-të të Vjenës. (Afër stacionit: Donaumarina).
një artikull nga Pjeter Logoreci
Nji vizitë në atelienë e skulptorit Destan Gashi në Himberg të Austrisë, ka kurdoherë të paprituna të kandëshme.
Shkoj shpesh, sidomos kur ai vendosë me fillue nji projekt të ri, nji vepër të re. Mbas shumë ditësh larg mikut tim të artit, për arsyet e pandemisë që përfshiu botën, sot ishte nji ditë e veçantë mbushun me emocione e bukuri arti.
Lexoni më shumë në www.kultplus.com
një artikull nga Hazir Mehmeti
"Një ditë të bukur vjeshte udhëtojmë deri në Himberg, jo larg Vjenës, aty ku është atelieu i Destan Gashit.
Oborri me skulptura dhe koloriti i gjetheve mbi qilimin e gjelbër krijonin ambient të bukur vjeshte. Destani na priti me bujarinë e tij të çiltër, veçori e tij, njeriut bujar me shpirt artisti. Një gotë raki nga dora e parë mes skulpturave që flasin thellë nga shpirti e tij.
" Mirë se vini! Na nderuat", tha i gëzuar, duke na shikuar me radhë."
Lexoni më shumë në gazeten www.albinfo.at
një artikull nga Ajete Zogaj
Në atelienë e mjeshtrit të madh Destan Gashi, janë të ekspozuara rreth 20 skulptura. Skulpturat janë të madhësive të mëdha e të vogla, tė pėrshtatshme për shtëpi ose banesa, mbase mund të jenë zbukurime të mrekullueshme për ambiente, por edhe pasuri artistike e cila flet me gjuhën e artit.
Tani më është bërë traditë, që çdo vjeshtë, në kuadër të "Ditëve të atelieve të hapura në Austri të Epërme", skulptori i mirënjohur shqiptar Destan Gashi, hap atelenë e tij në Himberg afër Vjenës për vizitorë të interesuar, që do të jetë e hapur dy ditë të fundjavës: E shtunë, 19 tetor prej orës 14:00- 18:00 dhe e diel, 20 tetor prej orës 10:00 18:00.
Në atelenë e tij, njerëzit do të kenë mundësi shijojnë vepra të mrekullueshme arti, punën e palodhur të artistit Gashi, por njëkohësisht, është një mundësi e mirë për të kuptuar thellësisht zanatin e skulptorit.
Janë skulpturat e bukura, por edhe daltat dhe veglat me të cilat Destan Gashi krijon figurat nga lloj- lloj mermerësh të çmuara.
Skulpturat janë të skalitura nga mermeri i bardhë nga Karrara e Italisë, nga mermeri gri dhe i errtë nga Wachau të Austrisë, nga mermeri nga Hartenstein i cili është i bardhë por ngjyrosur nga natyra me vija gri dhe ka skulptura nga mermeri i kuq nga Kosova.
Formë-dhënia e dritë hija, luajnë rolet kryesore të skulpturat nga mermeri i bardh nga Karrara, ndërsa të mermeri me ngjyra të ndryshme, skulptori shfrytëzon dhe ndjek lëvizjet e ngjyrave dhe strukturat e gurit, duke krijuar kështu vepra shumë të veçanta.
Në ketë mënyrë ēdo skulpturë mbetet unikate dhe e bën shikuesin jo vetëm të mendojë gjatë, por edhe të prekë e shijojë materialin e ngjallur në vepra arti skulptura.
Në atelienë e mjeshtrit të madh Destan Gashi, janë të ekspozuara rreth 20 skulptura. Skulpturat janë të madhësive të mëdha e të vogla, të përshtatshme për shtëpi ose banesa, mbase mund të jenë zbukurime të mrekullueshme për ambiente, por edhe pasuri artistike e cila flet me gjuhën e artit.
Adresa: Skulpturenatelier Gashi, Ostbahnstrasse 26, 2325 Himberg
Për të lexuar terë artikullin nga AJETE ZOGAJ klikoni në foto majtas
Janë 15 skulptura të ndryshme nga mermeri të punuar me shumë përkushtim nga maestro Gashi, i cili gjithnjë di të jetë i veçantë me punën e tij artistike.
Skulptori i mirënjohur kosovar, maestro Destan Gashi, i cili tani e shumë vite jeton në Kosovė dhe Vjenë të Austrisë, e vitin kalendarik që e po e lëmë pas e përmbyll edhe me një sukses të radhës: Prej datës 26 dhjetor në Heurigen Galerie C. & M. Plos në Sooss të Badenit në Austri, do të jenë të ekspozuara për artdashësit skulpturat e tij më të reja.
E veçanta është se skulpturat e Destan Gashit përputhen për mrekulli me ambientin e qytezës Soossi, e cila është e njohur për peizazhin e këndshëm e me plot vreshtari dhe për natyrën e bukur.
Tash në dimër, thotë Gashi, ambienti ka një joshje të mrekullueshme, disa skulptura në kopshtin e galerisë janë herë- herë të mbuluara me borë dhe duken ashtu si qenie përrallore nga një tjetër botë.
Vendi: Heurigen Galerie C. & M. Plos, Hauptstrasse 161, 2504 Sooss afër Baden, AUSTRI. Ekspozita është e hapur ēdo ditë nga ora 12.00 . Webfaqja e artistit: www.skulpturenatelier-gashi.at
Për të gjithë ata qe nuk kishin mundësi të vijn në hapjën e ekspozitës në Graz, të cila ishte me datën 19 teor, këtu ka një film të shkurtër për këtë eventim të jashtëzakonshem!
Pergaditur nga Barbara Gashi
Skulptori i mirënjohur nga Kosova, Destan Gashi, i cili tash e sa vjet jeton në Austri, do të ekspozojë 6 skulptura të tij: 2 skulptura nga mermeri i Kosovës - "Vajza mbi urë", "Vajza nga Cameria", "Hasjane", "Kengë për pavarërsinë", "Komet" dhe "Puthja".
Tetë artistë nga Kosova dhe Shqipëria do të ekspozojnë së bashku punimet e tyre artistike në Graz të Austrisë në kuadër të "Vitit të Kulturës 2018 Austri - Kosovë".
Janë veprat e artit në pikturë të piktorëve: Ardiana Marku - Sejdaj, Naim Spahiu, Albana Ejupi, Resul Jusufi, Admir Përvathi, Edi Rama, Haxhi Fejzullahu, dhe skulptorit nga Kosova me banim në Austri Destan Gashi, të cilët, që nga data 20 tetor deri me 9 nëntor, me punimet e tyre artisitike do të jenë "ambasadorë të kulturës shqiptare" në qytetin austriak.
Kjo ekspozitë, organizohet në shenjë të 10-vjetorit të Pavarsisë së Kosovës dhe 550-vjetorit të vdekjes së kryetrimit legjendar Gjergj Kastrioti-Skenderbeut.
Aktivitet përcjellës e ekspozitës: "Cafe Europa" me 6 nëntor, nga ora 17:00
Ja një intervistë për ekspozitën "Të rizbulojmë të përbashkëtat" në Graz, nga Programi i Mengjesit - Radio Kosova, e cila ishte transmetuar me 19.10.2018
Bisedë me Fatmir Osmanin, kryetar i Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Shtajamark te Austrisë si dhe organizator i Ekspozitës
Në Graz të Austrisë do te hapet ekspozita me artiste shqiptare, në mesin e tyre edhe skulptori njohur Destan Gashi.
Ekspozita titullohet "Të rizbulojmë të përbashkëtat". Ekspozita organizohet në kuader te "Vitit kulturor Shqipëri-Austri", me rastin e 10 vjetorit të pavaresisë së Kosovës dhe 550 vjetorit te vdekjës se heroit kombetar Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Intervistën me z.Osmani e realizoi Nimetullah Cahani
Ja disa pamje nga hapja e ekspozitë e cila është berë me 19 tetor
artikulli ështe i përpiluar nga Ajete Zogaj
"Në mesin e kopshtit është e vendosur skulptura e Destan Gashit, skulpturë kjo me dy metra lartësi, e punuar prej mermeri të Karrarës me emrin "Drejtpeshim" (Balance), të cilën galeria e ka blerë në vitin 2004.
Që nga ajo kohë, kjo figurë është bërë si shenjë e galerisë"- thotë ndër të tjera piktorja Barbara Gashi.
Sipas një informacioni të dërguar nga piktorja akademike Barbara Gashi, skulptori i mirënjohur nga Kosova Destan Gashi, pas një pushimi në Kosovë, ka përgatitur disa ekspozita të cilat do tu prezantohen artdashësve vjeneze në ditët dhe muajt në vijim.
Një vjeshtë e pasur me punime brilante të gdhendura mjeshtërisht nga maestro Destan Gashi.
Dy ekspozita do të hapen në shtator, njëra më 21 shtator në Galeri Plos në Sooss të Badenit në Austri, me 16 skulptura të mëdha, të gdhendura në mermerë të ndryshëm.
Sipas maestros Gashi, tani e shumë vite, skulpturat e tij të gdhendura në gurë janë të njohura dhe shumë të vlerësuara jo vetëm nga artdashësit e artistët, por edhe nga vizitorët e rëmdomtë të galerisë në Sooss, ku skulptori Gashi ekspozon rregullisht ekspozita me punimet e tij të mrekullueshme që nga viti 1997.
Skulpturat e tij përputhen për mrekulli me ambientin e qytezës Soossi, e cila është e njohur për peizazhet e këndshme plot me vreshtari dhe për natyrën e bukur.
" Në mesin e kopshtit është e vendosur skulptura e Destan Gashit, skulpturë kjo me dy metra lartësi, e punuar prej mermeri të Karrarës me emrin "Drejtpeshim" (Balance), të cilën galeria e ka blerë në vitin 2004. Që nga ajo kohë, kjo figurë është bërë si shenjë e galerisë - thotë ndër të tjera piktorja Barbara Gashi.
Sipas saj, edhe disa skulptura të tjera kanë gjetur vendin e qëndrueshëm dhe janë madje prej fillimit të punës së Destan Gashit si skulptor, si për shembull "Kërmilli" nga guri granit belg, të cilin skulptori Gashi e ka skalitur në vitin 1987, vetëm disa vite pas studimeve, ose "Rugovasja" nga gur salli nga vitet 90.
Por në ekspozitë do të ekspozohen edhe skulptura të reja, si: "Simfonia" nga mermeri i Wachauut të Austrisë ose "Hasjanja" në stil modern, nga një mermer me vija rosë, bardhë, gri krejt si rrobet e grave të Hasit ose "Puthja" nga mermeri Sölk.
Ekspozita do të qëndrojë prej 21 shator deri më 7 tetor 2018 në Heurigen Galerie C & M Plos, Hauptstrasse 161, 2504 Sooss afër Baden, AUSTRI dhe është e hapur ēdo ditë nga ora 12.00.
Gjithashtu, në Galeri Wohlleb më 28 dhe 29 shtator 2018, për dy ditë atelietë dhe galeritë në becirkun e tretë të Vjenës hapin dyert për të interesuarit dhe dashamirë të artit me ekspozita të veēanta.
Galeria Wohlleb në Vjenë ka ftuar Destan Gashin për të marr pjesë me 8 skulptura të tij në hapësirën e galerisë, galeria e njohur gjendet në qendër të Vjenës.
Skulpturat të cilat do të jenë të ekspozuara janë në format më të vogëla se në Sooss. Maestro Gashi, na tha se është tejet i kënaqur që i është dhënë mundësia për të ekspozuar punimet e tij, katër skulptura, të cilat ai ka i skalitur nga një mermer i kuq nga vendlindja, nga Kosova, i cili është ende i panjohur në Austri.
Veprat nga ky guri janë: "Ura", "Ballerina", "Vajza me top", e "Julia".
Adresa: Kunstraum Wohlleb, Seidlgasse 23, 1030 Vjenë,
Tel 713 65 36, Orari: e premtë 28 shator dhe e shtunë 29 shator 2018 orari 14.00 - 20.00
Në ekspozitë do të jetë i pranishëm edhe artisiti me famë botërore i cili po na nderon para botës me vepra të mrekullueshme, maestro, Destan Gashi.
Sot në "Radio Rinia Dëgjo Shqip" në emisionin e rregullt nga ora 12:00-:14:00 përseritim emisionin e datës 11.03.2018 ku të ftuar kishim:
Zonjën Barbara Gashi -Piktore dhe Zoteri Destan Gashi - Skulptor
Skulptura dhe Piktura, Roli edukativ dhe filozofik i artit në shoqėri
Dëgjohemi në valët 92.6 MHz nga ora 12:00-14:00
Nr. ku ju mund te na telefononi është 0043-31683088080
Na shkruani në facebook "Radio-Rinia-Dëgjo-Shqip"
Degjoni "Radio Rinia Dëgjo Shqip" çdo te diel nga ora 12:00 - 14:00 nëwww.helsiniki.at/livestream Live në terë boten.
Skulpturat e Destan Gashit ekspozohen në fshatin turistik Sooss në Baden
Ekspozita do të qëndroj e hapur nga 13 deri 27 maj dhe 12 deri 22 korrik
Skulptori i njohur shqiptar që jeton në Vjenë edhe njëherë po i prezenton veprat e tij për publikun në Austri.
Kësaj radhe skulpturat e tij gjenden të prezentuara në fshatin e lezetshëm pranë vreshtave Sooss në Baden.
Skulpturat e tij janë gjithmonë të punuara me gurë dhe realizimi i tyre kërkon punë dhe talent të madh. Gashi krijon forma të ndryshme i inspiruar nga jeta dhe e bukura.
Viteve të fundit ai ka realizuar një cikël skulpturash me motive shqiptare konkretisht hasiane.
Skulpturat e tij janë të ekspozuara anë e kënd Evropës. Përveç, personave privat, që tash e shumë vjet kanë blerë punën e tij, skulpturat e Destan Gashit, gjenden në parqe e institucione të ndryshme nëpër Evropë.
Ndërsa kjo është një mundësi e mirë për të parë skulpturat e tij në qiell të hapur dhe në gjelbërimin e pranverës.
Ekspozita do të qëndroj e hapur nga 13 deri 27 maj dhe 12 deri 22 korrik
Orari është prej orës 12:00 24:00
Adresa: Heurigengalerie C & M PLOS
Hauptstrasse 161 në 2504 Sooss afër Badeni
Shikoni edhe në www.revistaporta.com
Ja një kronikë për ekspozitën në Knittelfeld në emisionin Art TEMA, e cila ishte transmetuar me 17.03.2018, ora 20:15, në RTK 1
Autore e emisionit: Lumira Kelmendi
Artisti shqiptar që ka bere emër në botë
artikulli ështe i përpiluar nga Hasan Hasanramaj
Skulptori i mirënjohur në botë - Destan Gashi i lindur në fshatin Zoqishtë për talentin e tij të veçantë u reflektua që në moshën e fëmijërisë së hershme kur edhe filloi të punojë figura me argjile të thatë, të mbledhur në kodrat përreth fshatit të lindjës të cilat ia tërhiqnin vëmendjën e arsimtarit të artit figurativ dhe shumë dashamirëve të tjerë.....
Kryetari i qytetit Knittelfeld e Këshilltarja për kultur e turizëm ju ftojn për hapjën e për të vizituar ekspozitën
Puthja, Mermeri nga Sölk | Barbara e Destan Gashi | Zogj shumëngjyrësh |
me piktura nga piktorja akademike Barbara Gashi e skulptura nga skulptori akademik Destan Gashi
Orari: të hënën, të merkurën, të premptën prej orës 9:30 deri 12:30 e 14:30 deri 17:00, të martën e të ejnten: prej orës 9:30 deri 12:30 e 14:30 deri 18:00
Jeni të mirëseardhur nga Kryetari i qytetit DI Gerald Schmid e GR Dipl.Päd, Heidi Krainz Papst
Për ekspozitėn në "Galerie im Forum Rathaus" Knittelfeld: Mermer dhe ngjyra me piktura nga Barbara Gashi dhe skulptura nga Destan Gashi
Çifti i artistëve do të prezantojë në ekspozitën që do të hapet në Knittelfeld piktura me ngjyra të gëzuara të Barbara Gashit dhe skuptura origjinale të Destan Gashit, një mjeshtri vërtet të madh të skulpturës.
Zemrën e ekspozitës e përbën vepra "Puthja" prej mermeri të qytetit Kleinsölk në Steiermark. Forma sensuale, rumbullake dhe të prekshme e ftojnë shikuesin që ti prekë veprat e Destan Gashit, që janë kthyer në vepra arti origjinale pas gdhendjes, formimit, lëmimit dhe llustrimit me një punë dore të rëndë për disa javë me radhë.
Skulpturat e tjera, duke respektuar tërësisht traditën e skulpturës, janë të gjitha sidomos nudo prej mermeri të Karrarës. Disa vepra prej një mermeri fin me damarë të kuq e kanë prejardhjen nga një gurore e vogël e Republikës së Kosovës, atdheut të skulptorit shqiptar.
Veprat me format të madhe të Barbara Gashit krijojnë një ambjent të gëzueshëm. Zogj shumëngjyrësh, peshq shumëngjyrësh, një notare që zhytet në ujë, një perëndim i jashtëzakonshėm dielli takohet me retë e shiut, këto janë titujt dhe temat e disa prej tabllove të ekspozuara këtu.
Modern dhe prapë figurativ, shpesh për të qeshur dhe plot humor, ka edhe ajo stilin e saj tė veēantė e origjinal dhe me shumë freski e natyrshmëri, si dhe ngjyrat shumë shprehëse ia arrin që ta tërheqë shikuesin në botën e saj të pikturës.
Barbara e Destan Gashi gezohen që po u jepet mundësia të ekspozojnë përsëri në Shtajermark, ku janë të njohur tashmë për shumë dashamirës të artit dhe koleksionistë privatë.
Në vitin 2009 patën një ekspozitë shumë të suksesshme me më tepër se 40 vepra të të dy artistëve në kështjellën Gabelhofen në Fohnsdorf. Në ambjentet artistike të Gracit skulptori Destan Gashi është mjaft i njohur si pasojë e pjesëmarrjes në Bienalen Ndërkombëtare të Skulpturës në Kopshtin Botanik të Gracit, ku veprat e tij kanë qenë gjithashtu shpesh të ekspozuara.
Ja një emision për artin pamor ARS, e cila ishte transmetuar me 11.11.2017, ora 15:15, nė RTK 1
me titullin: ARS Destan dhe Barbara Gashi
Autore e emisionit: Arbana Hajredinaj
Te nderuar miq,
Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të na nderoni me praninë tuaj
të ejntën 12 tetor në orën 11:00 në "Takimet e Gjeçovit" në Zym të Hasit
ku do të bëhet hapja e ekspozitës së përbashkët Barbara e Destan Gashi
me titull: "Gratë e Hasit në pikturë dhe të gdhendura në gur".
Ekspozita do të jetë e hapur nga data 12 tetor deri më 14 tetor 2017, ja programi:
Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të na nderoni me praninë tuaj me datën 11 gusht në orën 17:00 në Etnofest në Kukaj, ku do të bëhet hapja e ekspozitës së skulptorit Destan Gashi, me titull: "Gratë e Hasit të gdhendura në gur".
Ekspozita do të jetë e hapur fundjavave, nga data 11 gusht deri më 3 shtator 2017.
Etnofest:11 gusht - 03 shtator 2017
Java I: 11-13 gusht
Java II: 18-20 gusht
Java III: 25-27 gusht
Java IV: 01-03 shtator
Sivjet tema e EtnoFestit është rrethi Hasi. Hasi njihet si regjioni që më së miri ka ruajtur vlerat etnologjike duke filluar nga kostumet tejet të pasura dhe unikale në gjithë rajonin, traditat, ritet arkaike dhe ato pagane, kulinarinë dhe vlerat tjera të trashëgimisë që do të prezentohen në edicionin e shtatë të Etno Fest.
shkruan KultPlus me daten 27.7.2017
Skulptori shqiptar Destan Gashi, sivjet do ti prezantoj skulpturat e tij të veçanta ë edicionin e shtatë të Festivalit EtnoFest, shkruan KultPlus.
Kjo gjë është bërë e ditur përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, nga faqja zyrtare e EtnoFest 2017-të, ku mes tjerash falënderohet artisti për pjesëmarrje në festival.
"Faleminderit maestro Destan Gashi, që zgjodhët EtnoFest, për të prezantuar artin e gdhendur në gurë", shkruajnë nga EtnoFest.
Festivali EtnoFest, sivjet mbahet nga data 11gusht deri më 3 shtator në fshatin Kukaj, vetëm vikendeve.
Ja programi i EtnoFestit etnofest.net dhe disa pamje
Arieta Seferaj ka pergaditur një kronikë e cila ishte në emisionin ArtTema të prempten me datën 21.07.2017 në RTK1.
Shumë faleminderit Arieta Seferaj për ketë kronik të mrekullueshëm.
Kronika për skulptorin Destan Gashi mundeni të shikoni edhe në facebook të Destan Gashi
Ja një intervistë në portalin elektronike KOSOVA INFO, postuar me 18 Maj 2017
Intervistoi: Lumturije BEKAJ
në foto majtas: skulptori Destan Gashi, piktorja Barbara Gashi, gazetarja Lumturie Bekaj
Gjatë tridhjetë e gjashtë vjetëve si skulptor i vyeshëm dhe i mirënjohur në Evropë, në Amerikë dhe në botë, skulptori tashmë më renome botërore Destan Gashi, ka realizuari 51 ekspozita, dhe dashamirësve të skulpturës ju ka prezantuar hiq më pak se 376 skulptura nga mermere të ndryshme.
Në një intervistë ekskluzive për Kosova Info, skulptori Destan Gashi, tregon se si ëndrrën e tij prej artisti e bëri realitet.
"Gjatë dymbëdhjetë vjetëve sa jetuan, punuan studiuan në Bruksel të Belgjikës, vetëm me punë dhe me sakrifica të mëdha arritëm të bëjmë realitet ëndrrën tonë të jetës bashkë, ku i përfunduan me sukses studimet e skulpturës dhe të pikturës në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel, ka thënë mes tjerash në intervistë skulptori Gashi.
Lexoni edhe më shumë në gazeten elektronike www.kosova.info
me skulptura mermeri nga Skulptori Kosovar DESTAN GASHI dhe me pikturė nga BARBARA GASHI
Adresa: Goldeggasse 2/15,1040 Vjenë, Tel: +43 1 503 11 77
Zgjatja e ekspozitës: prej të enjtes më datë 20 prill deri të mërkurën më 10 maj 2017
Orari: të hënën deri të premten prej 10.00-12.00 dhe prej 14.00 -16.00, të shtunave, prej orës 14.00 16.00
Destan Gashi do të jetë vetë i pranishëm pasditeve.
Ja disa foto nga hapjës së ekspozitës.
Lexoni terë intervistën në gazeten elektronike www.revistaporta.com
Ja nje artikull që ishte botuar me 27.shtator 2016 në gazetën BOTA SOT i përpiluar nga gazetarja AJETE ZOGAJ për ekspozitën në galeri Wohlleb në Vjenë të Austrisë. Ekspozita është e hapur deri me 5 tetor 2016.
Adresa: galeri Kunstraum Wohlleb, Seidlgasse 23, 1030 Vjenë, Austri.Galeria është e hapur ditet e javës prej orës 9.00 - 18.00, e shtunë 9.00-13.00
Destan Gashi është prezent ditet e javës prej orës 16.00-18.00, e shtunë prej 11.00 - 13.00
Ajete Zogaj, Prishtinë, 27 shator 2016
Skulptori i njohur Destan Gashi, vazhdon të fascinoj artdashësit vjenezë me ekspozita të njëpasnjëshme.Me datën 23 shtator në Galerinë Wohlleb, në lagjen e tretë të Vjenës ka hapur ekspozitën e radhës me dhjetë skulptura të ndryshme.
Siç bënë të ditur Barbara Gashi, piktore akademike, në hapje të ekspozitës ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Sami Ukelli si dhe Këshilltari i komunës se Vjenës Ernst Woller, i cili me këtë rast ka përgëzuar skulptorin Gashi për punën dhe sukseset e tij dhe ka shprehur përshtypjet e tij për ekspozitën para shumë dashamirëve të artit të pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite.
Në ekspozitë, janë ekspozuar 10 skulptura në mermerë të ndryshme.
Tri prej skulpturave, janë pak sa më të veçanta, sepse janë punuar me një mermer të veçantë.
“Skulptori Destan Gashi, në një gurore në Kosovė, afër Therandës, në momentin kur i ka parë për herë të parë këta gurë me ato ngjyra të bukura rozë, me ngjyra të kuqe të mbyllëta dhe me disa vija të bardha, ishte fascinuar dhe kishte vendosur se duhet patjetër ti gdhend e të krijoj me to skulptura të bukura. Ai shkoi dhe personalisht i përzgjodhi drejt për drejt në gurore disa copa dhe i solli nga Kosova në atelienë e tij në Austri, ku edhe i punoi me emocione të thella“ tregon Barbara.
Ajo më tej shpjegon se, këta gurë me ngjyra dhe me strukturë shumë interesante, ishin shumë, shumë të fortë, por mbasi qe vinin nga Kosova, maestros i dukeshin shumë të butë, prandaj me ta realizoi disa skulptura të jashtëzakonshme.
Me këta gurë Kosove, (nga Theranda) në ekspozitë është ekspozuar “Vajza mbi urë“ me dy harqe.
Një urë tipike shqiptare, ne stilin e vjetër, si për shembull ura e vjetër e Gjakovës.
“Për ketë skulpturë mbi urë kam pasur pyetje nga vizitorët dhe kam thëne:“ Kjo vajzë bllokon urën, dhe nuk i lënë njerëzit të kalojnë .. Kjo vajzë nuk brengoset për askënd, as për policinë, as për njerëzit, as për shiun, as për borën e as për vërshimet “- është shprehur maestro Gashi për vizitorët.
Ekspozita është e hapur deri me 5 tetor 2016.
Adresa: galeri Kunstraum Wohlleb, Seidlgasse 23, 1030 Vjenë, Austri.
Galeria është e hapur ditet e javës prej orës 9.00 - 18.00, e shtunë 9.00-13.00
Ceremonia me një solemnitetit të rrallë u mbajt në Institutin Albanologjik në Prishtinë.
Destan Gashi ka marr titullin e lartë Pegasian "SKULPTOR I VITIT "me motivacionin:
Krijues i skulpturës moderne, sfidues i temave dhe kompozicioneve të rralla.
Arti i tij çmohet për gjallëri, bukuri dhe rrezatim, duke thyer barrierat e censurës dhe monotones.
Artist i nivelit ndërkombëtar i cili me veprat e tij ka pasuruar shumë nga ambientet publike mbarë Europës.
Në foto: Kryetarja e Lidhjës se shkrimtareve, poeteve dhe artisteve PEGASI Kosova, Migena Arllati, duke ia dorëzuar mirënjohjen Destan Gashit si SKULPTOR I VITIT.
artikulli ështe i përpiluar nga AJETE ZOGAJ
Gazeta austriake "NÖN" i ka kushtuar javën e kaluar një hapësirë të konsiderueshme skulptorit shqiptar Destan Gashi.
Otto Havelka nga gazeta "NÖN" ndër të tjera në artikullin me titull:
"Kur gurë të fisëm lindin gra të fisme", thotë se, skulptori nga Himbergu Destan Gashi u kurorëzua në vendlindjen e tij në Kosovë si "Skulptor i vitit
Puna e përkushtuar prej mjeshtri të skultpturës, si dhe prezantimi dinjitoz me vlera të mirëfillta arti, po i sigurojnë maestros Destan Gashi suksese të njëpasnjëshme.
Nuk ka ditë që në mediet e shkruara dhe elektronike gjithandej, të mos ketë ndonjë artikull apo emision ku pasqyrohet puna e tij.
Gjergj Kastrioti Skanderbeg, 1405 - 1468 |
Naim Frashäri, 1846-1900 |
Sylejman Vokshi, 1815 -1890 |
---|---|---|
thëngjill në hamer, 90x70 cm | thëngjill në hamer, 50x36 cm | thëngjill në hamer, 60x44 cm |
Shota Galica, 1895 - 1927 |
Azem Galica,1889 - 1924 |
Ibrahim Rugova,1944-2006 |
thëngjill në hamer, 70x50 cm | thëngjill në hamer, 70x50 cm | thëngjill në hamer, 90x60 cm |
Gazeta austriake " NÖN "i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme skulptorit shqiptar Destan Gashi dhe bashkëshortes së tij, Barbares, me çrast ata gjatë vikendit të kaluar kishin hapur atelier, ku nëpërmes saj kanë treguar edhe punën e tyre.
Në këtë artikull gazeta përshkruan një historiat për çiftin Gashi. Barbara dhe Destan Gashi janë piktorë dhe skulptorë, të cilët kanë atelien e tyre në Himberg të Vjenës.
Destan Gashi është shqiptar i Kosovės..... Në shkollën fillore, një mësues i tij kishte vërejtur talentin që kishte për art dhe e kishte sugjeruar për të ndjekur shkollën e këtij drejtimi në Kosovë. Më vonë ai shkoi për të studiuar artin në Bruksel..... Gazeta shkruan se familja e tij merrej më bujqësi dhe ata nuk ishin shumë entuziast për degën që kishte zgjedhur Destani. Më shumë preferonin që ai të bëhej bujk.
Në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel ai ka studiuar për pikturë. Kur e futi diplomën e tij në xhep, Gashi kthehet të japë mësim si mësues i artit në shkollën ku e kishte përfunduar personalisht si fëmijë.
Më 1981 u njoh me bashkëshorten e tij, Barbarën. Së bashku më Barbaren, Gashi vendosi që përsëri të shkojë në Bruksel, tani për të studiuar për skulpturë............
..... Që nga viti 2014 Destani është duke punuar në një cikël kostumesh shqiptare prej gurit......
Më teper në www.albinfo.ch
"Vjenë, 21 gusht 2015 Skulptori i njohur kosovar, Destan Gashi, i cili jeton dhe vepron prej vitesh në kryeqytetin austriak, do ta lë për një kohë të gjatë skulpturën e tij "Hyjnesha në fron" në zyrën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Vjenë, Sami Ukelli.
Ambasadori Ukelli u shpreh se ndjehet jashtëzakonisht shumë i nderuar, që një nga simbolet më të vjetra të Kosovës do të vendoset për një kohë në zyrën e tij."
"Përmes ekspozimit të veprave të tilla të skulptorëve tanë, ne arrijmë më së miri të proklamojnë historinë, kulturën dhe traditën antike të Kosovës " u shpreh Ukelli.
marr nga teksti e webfaqës e ambasadës e Kosovës www.ambasada-ks.net
Të premten, më datë 4 shtator 2015, u përurua në Sooss afër Badenit (Austri) ekspozita e Barbara Gashit dhe Skënder Stricës.
Ekspozita u hap nga Roland Bimo, ambasador i Republikës së Shqipėrisë në Austri dhe artistja Dorothea Soevegjarto.
Ambasadori Bimo shprehu gëzimin e tij për këtë ekspozitë të suksesshme, ku krahas pamjeve verore me ngjyra të fuqishme të vjenezes Barbara Gashi mund të shihen edhe pejsazhet shqiptare të piktorit Skënder Strica nga Shkodra. Në fjalën e tij Roland Bimo vuri në dukje aftësinë e artit për të lidhur popujt, pasi arti kuptohet prej të gjithëve, pavarësisht nga gjuha amtare e secilit. Ai lavdëroi Barbara Gashin, e cila pati idenë dhe iniciativën për ta organizuar këtë ekspozitë shqiptare-austriake.
Për artisten Dorothea Soevegjarto jo vetëm tabllotë janë shumë të këndshme, por edhe fakti që këtë herë Barbara Gashi, gruaja e skulptorit Destan Gashi, përfaqësohet në Heurigengalerie me pikturat e saj. Ajo foli midis të tjerash për jetën e ēiftit artist Barbara dhe Destan Gashi, të cilët kanë studiuar së bashku në vitet 80 në Bruksel në Akademinë e Arteve.
Skulpturat e kosovarit Destan Gashi dhe sidomos figura dy metër e lartë prej mermeri Balance në mes të galerisë, u janë të njohura prej vitesh shëtitorëve dhe dashamirartëve në Sooss.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 20 shtator në Heurigen Galerie C&M Plos, Hauptstrasse 161, 2504 Sooss bei Baden, AUSTRI dhe është e hapur çdo ditë nga ora 12.00.
Shikoni edhe fotolajmin në portalin elektronike albinfo.ch dhe në gazeten elektronike revistaporta.com
dhe në webfaqen e ambasadës e Shqipërisë www.ambasadat.gov.al
artikulli ështe i përpiluar nga Ajete ZOGAJ
Artistët Barbara Gashi dhe Skender Strica sjellin vjerën e vjeshtën me veprat e tyre prej arti. Është ekspozita e këtyre dy artistëve e hapur në Sooss afër Badenit (nga data 4 stator deri më 20 shator) të këtij viti e cila mahniti artdashës të shumtë
Ekspozita është realizuar me ide dhe koncept të Barbara Gashit, piktore akademike.
Artdashësit vjenezë tani e një kohë të gjatë shijojnë vepra arti të artistëve të mirënjohur Barbara e Destan Gashi. Puna e tyre artistike, prezantimi i suksesshëm jo vetëm në Vjenë, por edhe në vende të ndryshme të botës, na bënë të ndihemi krenar me punën e tyre
Maestro Destan Gashi dhe bashkëshortja e tij piktorja akademike Barbara Gashi me artin e latuar në gurë (Destani) dhe me harmoninë e ngjyrave në pikturë (Barbara) sforcojnë edhe njëherë bindjen se kombi ynë i ka dhuruar Evropës dhe botës artistë të mëdhenj.
Kësaj radhe, piktorja akademike, Barbara Gashi për artdashësit vjenezë, shpalos veprat artistike në pikturë me një artist shkodran, Skënder Strica...
Nga data 11 qershor deri më 31 gusht 2015, Destan Gashi ekspozon 9 vepra nga mermeri në galerinë Wohlleb, në qendër të Vjenës.
Lexoni edhe më shumë në portalin elektronike albinfo.ch dhe në gazeten elektronike revistaporta.com
adresa: Kunstraum Wohlleb, Seidlgasse 23, 1030 Vjenë, Tel 713 65 36
Orari: e hënë deri të premtën ora 9.00 - 18.00, e shtunë ora 9.00 - 13.00
Te premten me 12 qershor 2015 ambasadori i Republikës se Kosovës në Austri zoti Sami Ukelli ka vizituar ekspoziten e Destan Gashit në Vjenë bashkë me një delegacion nga Prishtina
Ambasadori duke uruar Destan Gashin pėr ekspozitėn
Ambasadori ishte i shoqëruar nga zoti Vehbi Miftari, Këshilltar i Lartë i Ministrit të Kulturës së Republikës së Kosovës, zoti Kushtrim Sheremeti, Këshilltar i Lartë i Ministrit të Diasporës së Kosovës, zoti Agim Kuleta, Këshilltar Politik i Ministrit të Diasporës dhe zoti Adnan Dragaj, Këshilltar i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri.
Barbara e Destan Gashi dhe gjithashtu çifti i galerisë, Edith e Gerhard Wohlleb ishin të kënaqur për vizitën e veçant!
Destan Gashi prezanton mbi 20 skulptura të reja në mermer në Kopshtin e Skulpturave dhe në Galerinë në Sooss.
Hapja e ekspozitës ishte të premten, më 8 maj 2015, në orën 18.00.
Ekspozitën duke e hapur Prof. Dr. Johann Günther, profesor në Universitetin e Kremsit.
Mysafiret e ftuar ishin te mahnitur me skulpturat te reja, me pasurimin e ideavet dhe me aftësinë te skulptorit për ti realizuar në një menyrë shumë të veçant.
Forma të mbyllura në vetvete, të buta dhe të rrumbullakta, gra krenare me kokën e ngritur lart janë karakteristikë e skulpturave të tij.
artikulli ështe i përpiluar nga Ajete ZOGAJ
Skulptori i mirënjohur shqiptar Destan Gashi vazhdon të mahnisë publikun vjenezë dhe atë botëror me skulpturat e tij të gdhendura në gurë.....
Meqë ndjek traditën e skulpturës klasike, aktet dhe kokat e vajzave janë tema të preferuara në krijimtarinë e tij artistike.
një artikull nga gazetarja Sihana Klisurica
SKULPTORI NGA KOSOVA, DESTAN GASHI, DO TË PREZANTOJË VEPRAT E TIJ NË QYTETIN SOOSS
Të veshur ka fustan tradicional. Në kurriz bart një shportë me mollë. E në dorë mban rrush, teksa në kokë ka shaminë. Nuk i mungojnë as lirat në ballë, që janë shenjë identifikuese e vajzave të Hasit. Krejt këto motive tashmë kanë marrë veç një formë.
Janë gdhendur në mermer nga skulptori shqiptar, Destan Gashi, i cili që nga viti 1987 jeton dhe krijon në Vjenë të Austrisë. “Vajza nga Zymi” është vetëm një prej skulpturave të cilat do të jenë pjesë e ekspozitës së radhës që Gashi do të hapë më datën 9 maj....
Lexoni më shumë në gazeten KOHAnet
artikulli ështe i përpiluar nga Hasan Hasanramaj
Destan Gashi gjatë tri dekadeve si skulptor i mirënjohur në Evropë, në Amerikë dhe në botë realizoi më shumë se tridhjetë ekspozita...
....Qe tridhjetë vjet jeton dhe krijon në Vjenë, si skulptor i pavarur, me bashkëshkorten Barbara si piktore dhe vogëlushin Gurin. Gashi është një nder të rrallët skulptor bashkohor në Evropë dhe botë që zotëroi mjeshtërinë e gurdhendësit......
Hasjane nga Zymi |
Hasjanja duke bërë gjalpe |
Hasjanja nga Demjani |
---|---|---|
mermeri nga Austria - Vahau | mermeri nga Austria - Hartenshtein | 60x20x94cm, 2014 |
Hasjane nga Demjani |
Bukatorja |
Bukatorja |
---|---|---|
mermeri nga Austria - Vahau | 20x20x65cm | 2014 |
Dy shoqe |
Hasjanja nga Zymi |
me rrush e me molla |
---|---|---|
mermeri nga Austria - Vahau | 25x35x95cm | 2014 |
|
Hasjanja duke i dhënë gji fëmiut në djep |
|
---|---|---|
mermeri nga Austria - Hartenshtein | 68x60x50cm | 2015 |
|
Hasjanja nga Demjani me fëmi në djep |
|
---|---|---|
mermeri nga Austria - Vahau | 27x32x94cm | 2014 |
nga Pjeter Logoreci, Vjenë
Në pallatin ku u vendosen veprat e skulptorit kosovar ruhet një koleksionim privat i familjes princore, ku veçohen vepra të mjeshtrave: Peter Paul Rubens, Rembrandt, Anthonis van Dyck, Lucas Cranach (i vjetri), Franz Hals, Raffael, Friedrich von Amerling, Ferdinand Georg Waldmüller si dhe objekte Badmindton Cabine, një mobilje nga më të çmueshmet në botë e krijuar në Firence në punishten Pietra Dura të familjës Medici,....
....Autori Gashi, me fantazinë e talentin e tij, kishte krijuar pothuajse nga hici një punim artistik që i befasoi të gjithë. Ai kishte arritur që nga një foto pothuajse e pa lexueshme, të kompozojë "Engjëllin e Kosovës së lirë", që i përmbushte të gjitha kërkesat dhe që e kenaqi pa masë arkitektin porositës....
Artikulli është botuar edhe në portalin elektronike; Fjala e lirë
artikulli ështe i përpiluar nga AJETE ZOGAJ
Gazetarja Austriake Jopie den Dulk për punimin e Engjëllit është shprehur:" Destan Gashi duke ia arritur qëllimit me veçanti edhe Engjëjt e tij fluturojnë në shtėpinë e tyre, aty ku e kanë vendin dhe shikojnë poshtë mbi njerëzit me një kënaqësi të ringjallur në jetë."
Vjenë Prishtinë - Përmes një email-i piktorja akademike Barbara Gashi, njofton se në muajin nėntor janë vendosur dy Engjëj nga Skulptori i mirënjohur Destan Gashi në muzeun Lihtenshtajn në qendër të Vjenës.
Ajo tregon se, "Engjëlli" i skulptorit kosovar Destan Gashi "lind" në muajin mars të këtij viti në atelienë e tij.
Arsyeja ishte se është bërë një renovim i shtrenjtë dhe i gjatë në Pallatin e Lihtenshtajnit, i cili është njëri nga më të bukurit nga pallatet në stilin Barok të Vjenës.....
Lexoni më shumë në gazeten BOTA SOT
artikulli ështe i përpiluar nga Hazir Mehmeti
Pallati Lihtenshtajn është njëri nga më atraktivët në Vjenë, afër Burgtheatrit dhe Volkstheatrit, ndër më të njohurit e qytetit, ku ishte vendosur familja mbretërore. Ai vlerësohet si ndërtimi artistik më i rëndësishëm i tipit Barok në Austri. Pas renovimit të gjatë dhe të shtrenjtë, pallati ka fituar shkëlqimin e origjinës që e bën atë të famshëm dhe atraktiv për vizitë të turistëve të shumtë nga e gjithë bota.
Njëra nga veprat tani aty e mban vulën e artistit tonë të njohur Destan Gashi. Skulptura "Engjëlli", e punuar me mjeshtëri nga dora mjeshtërore....
Lexoni më shumë në portalin elektronike albinfo.ch
Transmetuar me 17 tetor 2014
nga KLAN KOSOVA në emisionin "Ora e Pasditës"
Korespondentja Zana Fetiu nga KLAN KOSOVA ka përgatitur një reportazh për skulptorin Destan Gashi në Vjenë
linku per kronikën në youtube www.youtube.com
Të përmbledhura nën titullin "Albanische Impressionen" (Impresione shqiptare), skulptori Destan Gashi dhe piktorja Barbara Gashi prezantojnë ekspozitën e tyre më të re në Brigittenau të Vjenës, Austri.
Në punimet e tyre çifti shqiptaro-austriak përpunojnë mite dhe legjenda nga toka e shqiptarëve, si ai i Rozafës, ose histori mbi fjalën e mbajtur (Besën) etj.
Në këtë ekspozitë janë shkrirë në një kultura dhe tradita me modernen.
Krijimet e të dy artistëve përbëjnë një unitet artistik dhe janë pjesë e Javës Kulturore Shqiptare.....
lexoni më shumë në www.albinfo.ch ose në www.kosova-sot
artikulli ështe i përpiluar nga Bejtullah Sokoli
Me "Gruan e Hasit" do të njoftohen edhe vjenezët. Përveç kësaj artdashësit austriakė do të kenë mundësinë të dinë më shumë edhe për "Legjendën e Rozafës".
E përveç këtyre skulpturave artisti Destan Gashi së bashku me bashkëshorten Barbara është kujdesur që edhe përmes fotografive t`i sistemojë përshtypjet shqiptare në Austri.....
........Kjo do të jetë ekspozita e tretë me radhë që Gashi ka hapur këtij viti.
Gashi me skulpturat e tij që mishërojnë traditë e kulturën e vendlindjes së tij, në veçanti me skulpturën prej mermer Gruaja e Hasit deri tani ka ekspozuar në shumë vende të Evropë e më gjerë
Publikuar 23.09.2014
Nga Skupltori Destan Gashi dhe bashkeshortja e tij Piktorja Barbara
Korespondenti Iljasa Abazi nga TV HANA ka përgatitur një kronik mbi ekspoziten e artistevet në Vjenë
linku per kronikën në youtube www.youtube.com
Destan Gashi është një prej skulptorëve më të mëdhenj shqiptarë. Skulpturat e tij në mermer të çojnë në botën e miteve dhe legjendave shqiptare.
Megjithatë ai e ndien veten të detyruar edhe ndaj traditës klasike të skulpturës dhe i është kushtuar gjithashtu edhe temės së akteve femërore.....
Tabllotë në format të madh të piktores Barbara Gashi, e cila e përpunon të tashmen në mënyrë figurative, pasqyrojnë një kontrapunkt shumengjyrësh kundrejt skulpturave të bashkortit të saj.....
Veprat plotësojnë njëra-tjetrën dhe të gjitha së bashku formojnë një unitet......
Ekspozitë në kuadrin e Javës së Kulturës Shqiptare 2014 në Vjenë
Vendi ku do të çelet ekspozita: Amtshaus Brigittenau, Brigittaplatz 10, 1200 Vienna
Kohëzgjatja: 22.9. deri 26.9. 2014
Përurimi: Të hënën, 22.9.2014, në orën 18.00, Çelja: Kryetari i lagjes, zoti Hannes Derfler
Pë tiu përshtatur më mirë Javës së Kulturës në Vjenë, ekspozita është pasuruar me fotografi nga vendi i shqiptarëve, fotografi që janë bërë gjatë udhëtimeve në Kosovë dhe Shqipëri.
Javët e fundit në ateljenë e skulptorit Destan Gashi në Himberg afër Vjenës lindi një model prej argjile i një ëngjëlli të një lloji të veçantë:
Në Vjenë po rekonstruktohet për Pallatin Lihtenshtajn në Vjenë dy abazhurë prej tunxhi në stilin barok me një diametër dy metër, që janë dëmtuar dhe kanë humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Prej origjinaleve kanė mbetur vetėm disa fotografi.
Skulptorit Destan Gashi iu ngarkua që të përpiqej të ribënte ëngjëllin e kolonës së mesit duke u bazuar në këtë material shumë të pakët që kishte mbetur.
Puna e Destanit është e kryer, modeli i ëngjëllit do te derdhet tash në tunxh.
Abazhurët me engjujt do të vendosen në vjeshtë në muzeun e Vjenës.
artikulli ështe i përpiluar nga Skënder Boshnjaku
" Destan Gashi nga thellësia e gurit shpërfaq idetė skulpturale që përqendrohen nëruajtjen e barpeshës së përfytyrimeve, pritjeve, porosive dhe esencës së legjendës.... "
"Krijon modele arketipike që kanë mbijetuar në traditë dhe në mbamendjen kolektive.
Në këto modele arketipike ai ballafaqon të përkohshmen dhe të përhershmen, rastin e kohën."
"Destan Gashi ka skalitur në stil të skulptorëve të mëdhenj folklorin fantastik, magjik të Hasit, si dhe gruan e famshme hasjane, doket e traditën "
artikulli ështe i përpiluar nga Hasan Hasanramaj
Artisti shqiptar që ka bërë emër në Evropë dhe në botë
"Destan Gashi gjatë të dekadave si skulptor i mirënjohur në Evropë, në Amerikë dhe në botë realizoi tridhjetë ekspozita......
..... Që nga fëmijëria ai spikatej për talentin e tijë të veçantë. Që në moshën e fëmijërisë së hershme filloi të punojë figura me argjile të thatë, të mbldhur në kodrat përreth fshatit të lindjes të cilat ia tërhiqnin vëmendjen e arsimtarit të artit figurativ dhe shumë dashamirëve të tjerë....
.....Veprimtarin e këtij skulptori në punimin e gurit, është titulluar si skulptor me i mirë në Evropë dhe më larg..... "
Publikuar 17.05.2014
Skulptori i njohur nga Kosova, me banim në Austri, Destan Gashi, ka hapur në Shkodër ekspoziten "Legjenda e Rozafës dhe histori të tjera në gur".
Korespondenti Pellumb Sulo nga Zëri i Amerikës në Shkodër ka përgatitur një kronik mbi ekspoziten e artistit
linku per kronikën në www.zeriamerikes.com
Hapja e ekspozitës ka qenë te ejntën 15 maj 2014 prej orës 18.00. Ekspozitën duke hapurë Konsulli i Nderit Austriak në Shkodër, z. Gjergj Leqejza, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka, zoti Ministri i Diasporës se Kosovës Ibrahim Makolli, i cili erdhi vecanërisht nga Kosova dhe Ambasadori i Austrisë në Tiranë zoti Mag. Thomas Schnöll.
Edhe shum personalitete te njohur te tjera ishin prezent, si për shembull zoti Florian Raunig, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, dhe shum intelektual dhe artist te njohur në Shqipëri si piktori Buron Kaceli, piktori Abdullah Gjongecaj, piktori Skender Strica dhe drejtori shkollës Nadir Zhabjaku e te tjerë.
një film tnë shkurter prej hapjës e ekspozitës ka në youtube Ekspozita e skulptorit Destan Gashi
Legjenda e Rozafës dhe histori të tjera në gur, është titulluar ekspozita e cila ishte shpalosur para publikut vjenez në pranverën e vitit 2013 dhe kjo ekspozitë, po me këtë emër, do të prezantohet në vitin 2014 në Prishtinë si edhe në Shkodër.
Është kjo një histori e legjendave dhe e miteve më të njohura shqiptare e gdhendur në gurë nga skulptori Destan Gashi.
Jehona mediale që bëri ekspozita e këtij skulptori në Vjenë, aty ku u prezantua, por edhe në Kosovë e Shqipëri, ishte e jashtëzakonshme.
Pothuaj nuk kishte gazetë që nuk shkroi për ekspozitën e kosovarit Destan Gashi që prezantoi në Vjenë.
Ky ishte një motivim prej të cilit lindi edhe ideja që të punohet në përgatitje të kësaj ekspozite edhe në Kosovë dhe Shqipëri.
Ekspozita vjen me mbështetjen e Konsullit të Nderit Austriak në Shkodër, Z. Gjergj Leqejza, Ambasadės Austriake në Tiranë si dhe Bashkisë së qytetit të Shkodrës.
Ekspozita do qëndrojë e hapur në datat 15-21 maj 2014 ora 10:00 - 19:00;
më teper info edhe në webfaqen e ambasadës te Austrisë www.bmeia.gv.at/al/ambasada/tirane/aktuale/aktivitete-kulturore/2014
Destan Gashi - kontakt në Shqipëri Tel 00355 697 358319
Ja disa fjali nga hapja solemne se ekspozitës më 16 prill 2014 prej moderatorës Ajete Zogaj: ".....Skulptori shqiptar Destan Gashi nga Republika e Kosovës ka mbaruar studimet e Arteve në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel të Belgjikës.
Më 1978 diplomoi për pikturë, ndërsa më 1985 diplomoi për skulpturë. Destan Gashi jeton dhe krijon nga viti 1987 si skulptor i pavarur në Vjenë të Austrisë. Për skulpturat e tij të bukura ka marrë shumë shpërblime."
Do theksuar, se janë 27 vite punë e palodhur e Destanit duke skalitur në gur.... 27 vite mërgim...., por, çdo ditë gurët kanë folur shqip, kanë frymuar shqip... kanë skalitur histori shqiptare, mall vendlindjeje, mall shqiptarie, mallëngjim për Kosovën... 27 vite është skalitur në heshtje prej guri ëndrra e Destanit që punimet e tij të ekspozohen në Kosovë, në Republikën e Kosovës të cilën e ëndërronte çdo ditë Destani, e ëndërronin edhe të gjithë bashkatdhetarët tanë që fati shkapërderdhi nëpër botë!
"Dhe, ëndrra u bë realitet! Guri i rëndë peshon në vendin e vet!
Skulpturat e Destanit sot i shijojmë si një gjerdan i mrekullueshëm në majat i artit shqiptar, duke na shpalosur legjenda e histori, femrën e bukur shqiptare shtyllën e shtëpisë, besën e nderin shqiptar, traditat tona fisnike....
Prandaj i themi përzemërsisht mirë se erdhe Destan me ëndrrën e realizuar, mirë se erdhe në Kosovë në tempullin e dijes dhe urime e suksese të më tejme!"
lexoni më shumë në webfaqen e Bibliotekës www.biblioteka-ks.org
artikulli ështe i përpiluar nga Elvira Berisha
Në fund te viteve 80 ai do t`i shkruante familjes se nër Kosovë kthehet me një kusht: t`i jepin leje te shkollohej për art.
Por rikthimi i tij u bë tjeterqysh të merkurën.
Pas 30 vitësh krimtarije jashtë vendit, mjeshtri i skulpturės u rikthye me Legjendën e Rozafës dhe histori te tjera në gur
artikulli ështe i përpiluar nga Dafina Kabashi artikulli në www.zeri.info
"Qysh në përzgjedhen e mermerit apo edhe te ngjyres, gjithçka është e ndërlidhur, e ndërthurur njëra me tjetrën, sikur të punohet për një dashuri që synon të jetë dashuri e te ardhmes " është sprehur Johan Brieger.
Ai ka thënë se tema dhe punimet që janë shtjelluar tregojnë se janë simbolikëe lidhjes me vendlindjen.
"Dalëngadalë, fletë për fletë, shpresë për shpresë, shpaloset ky sekret që të cilin e shohim edhe në veprë n e Rozafës " është shprehur ambasadori.
një artikull nga Mehmet Haziri nga Prishtina
Ekspozita e parë në atdhe. Guri flet me gjuhën e artit nga shpirti i madh i njeriut tonë të thjesht e me kulturë. Destan e Barbara Gashi, vlerë në imazhin tonë gjithandej botës. Ekspozita: "Legjenda e Rozafës " pjesë e Javës së Bibliotekës në Kosovë. Ekspozita u përkrah nga Ministria e Diasporës dhe Z.Ibrahim Makolli. Brigel: "Biri i humbur kthehet në vendlindje.".....
artikulli në DIELLI artikulli
artikulli ështe i përpiluar nga Blerina Racaj
Skulptori Destan Gashi, në hapjen e ekspozitës në Bibliotekën Kombëtare " Pjetër Bogdani " të mërkurën, iu drejtua të pranishmëve
" Dua të them vetëm një fjalë se jam i mbushur plot emocione sot. Mirë se keni ardhur këtu në Den Baba Den "
Gashi hapi për herë të parë ekspozitë me 20 skulptura të tij të sjella nga Austria.
artikulli ështe i përpiluar nga Hasan Hasanramaj
Në kuadrër të aktiviteteve kushtuar javës së Bibliotekës në pranin e shumë dasamirëve të artit u hap ekspozita personale
e skulptorit të mirënjohur në shtetet e Evropës perëndimore, Kosovë, Shqipëri e vende të tjera-Destan Gashi me titullin " Legjenda e Rozafës dhe histori të tjera në gur".
Me ndihmën e Ministrisë së Diasporës, mjeshtri i skulpturës Destan Gashi hap Ekspozitën e parë në Kosovë
Me ndihmën e Ministrisë së Diasporës, skulpturat e mjeshtrit të madh, Destan Gashi, të skalitura nga guri, kanë arritur për një ekspozitë dyjavore në Bibliotekën Kombëtare Pjetër Bogdani në Prishtinë..
Ndërkaq, ambasadori i Austrisëë në Kosovë, dr. Johann Brieger, pasi tregoi për historinë se si skulptori i njohur, Destan Gashi, nga Kosova mërgoi në Austri, përkatësisht në Vjenë, për të vazhduar punën e tij, i vlerësoi lart punimet dhe përkushtimin, siç e quajti, e një artisti të madh.
Hapja solemne e ekspozitës E Mërkurë, më 16 prill 2014, në orën 10:00
Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani" Adresa: Sheshi "Hasan Prishtina", Prishtinë, Kosovë Tel +381 (0)38 212 416; +381 (0)38 249 650
Fjalë përshëndetjeje: Ramize Bajraktari, U.d. e drejtorit e Bibliotekës Kombëtare "Pjeter Bogdani"
Moderatore: Ajete Zogaj
Referues: Ibrahim Makolli, Ministër i Diasporës i Republikës së Kosovës
Dr. Johann Brieger, Ambasador i Republikës së Austrisë në Prishtinë
Prof. Adem Rusinovci, Dekan i Fakultetit të Arteve të Universitetit "Hasan Prishtina" në Prishtinë
Kohëzgjatja e ekspozitës: 16 - 30 Prill 2014 Orari i hapjes: E hënë - E premte 7:00 - 20:00; E shtunë 7:00 - 14:00
Një artikullë për ekspozitën duke dalur me 16.prill në webfaqen kultplus, Prishtinë www.kultplus.com
Kryetari i Bashkisë së Himbergut, Erich Klein, e hapi ekspozitën e ēiftit të artistëve më 24 tetor. Ai shprehu gëzimin për këtë ekspozitë të bukur në komunën e tij dhe theksoi në fjalën e tij të hapjes se sa e rëndësishme është që ta sjellësh artin dhe kulturën direkt atje ku jetojnë njerëzit.
Në përurimin e ekspozitës morën pjesë shumë të ftuar. Midis tyre kishin ardhur në Himberg ambasadori i Shqipërisë, dr. Vili Minarolli, dhe konsulli i Kosovës, z. Imer Lladrovci, së bashku me bashkëshortet pėr ti uruar artistët për ekspozitën e tyre të suksesshme, duke qenë se skulptori shqiptar e ka origjinën nga Republika e Kosovës.
Ekspozita përfshinte 17 skulptura mermeri të skulptorit akademik që vepron në Himberg, Destan Gashi, dhe rreth 25 tabllo të piktores akademike, Barbara Gashi.
Skulptori Destan Gashi, paraqiti në Sallën e Kulturës skulptura prej mermeri sipas traditës së skulpturës në gur, kokë vajzash dhe akte të hirshme, por edhe dy skulpturat e njohura "Legjenda e Rozafës" dhe "Kali i Doruntinës", që i tërhoqën shikuesit në botën e legjendave dhe miteve shqiptare. Vizitorët u interesuan në mënyrë të veēantë për këto histori shqiptare, edhe për faktin që Destan Gashi i ka paraqitur ato në një mënyrë shumë prekëse.
Një artikullë për ekspozitën duke dalur me 30.tetor në webfaqen kultplus, Prishtinë www.kultplus.com
artikulli ështe i përpiluar nga Elvira Berisha
Skulptura e tij flasin në emër të traditës shqiptare. Ai ka shfrytëzuar lloje të shumta guri e mermeri per t“iu dhënë formen e simboleve te frymëzuara nga kombi i takon.....
Vjenë - Në qytezën Himberg afër Vjënes ekspozita " Barbara dhe Destan Gashi, piktura e skulptura", mori jo pak vëmendjen e publikut.......
.....Destan Gashi me origjinë nga Kosova, i cili prej dy vitësh ka atelienë e tij në Himberg, paraqiti në Sallën e Kulturës skulptura nga mermeri sipas traditës së skulpturës në gur, kokë vajzash dhe akte të hirshme, por edhe dy skulpturat e njohura "Legjenda e Rozafës" dhe " Kali i Doruntinës", që i tërhoqen shikuesit në botën e legjendave dhe miteve shqiptare......
Në qytezën Himberg afër Vjenës qëndroi e hapur prej 25 deri më 27 tetor ekspozita Barbara dhe Destan Gashi, piktura e skulptura.
Kryetari i Bashkisë së Himbergut, Erich Klein, e hapi ekspozitën e ciftit të artistëve, që ka përfunduar
studimet në vitet 80 në Akademinë e Arteve të Brukselit.....
Bashkëshortët Gashi hapën ekspozitë në Austri
Ekspozita përfshinte 17 skulptura mermeri të skulptorit akademik që vepron në Himberg, Destan Gashi
dhe rreth 25 tablo të piktores akademike , Barbara Gashi
Skulptori i Republikës se Kosovës Destan Gashi, i cili punon dhe krijon si skulptor i pavarur në Vjenë te Austrisë, eshtë duke punuar monumentin e heronjeve të mdhenj FEHMI LLADROVCIN dhe XHEVA LLADROVCIN, te cilet u fliuan per lirinë e Kosovës
Edhe Ambasadori i Republikës se Kosovës në Austri Dr.Sabri Kiqmari ka ardhur në vizitë të skulptori Destan Gashi për ti parë bustat e heronjeve
5 Artistë nga Austria, Gjermania, Holanda, Kosova dhe Japonia
në Galerie Artefakt, Rruga Strauchgasse nr. 2 (Palais Ferstel), Lagjja 1, Vjenë, Tel 0043 1 533 22 55
Orari: Prej të martës deri të premten 13:0018:00
të shtunën 11:0016:00
artikulli ështe i përpiluar nga Pjeter Logoreci, Vjenë,
Profili i një skulptori kosovar në Vjenë... nga ditët e fëmijërisë në Zoqishtë të Rahovecit,ku krijonte figurina të mrekullueshme me baltë deri tek ekspozitat,
....vlerësimet dhe pėrhapja e veprave të tij në tė gjithë botën.....
20 skulptura prej mermeri të skulptorit shqiptar Destan Gashi
në Galerie Artefakt, Rruga Strauchgasse nr. 2 (Palais Ferstel), Lagjja 1, Vjenë, Tel 533 22 55
Orari: Prej të martës deri të premten 13:0018:00, të shtunën 11:0016:00
Ekspozita prekëse e skulptorit Destan Gashi të rrëmben në një botë plot legjenda dhe mite. Gurët na tregojnë histori shqiptare, si ajo e legjendës së Rozafës, Doruntinës dhe hasjaneve, grave krenare të Malësisë së Hasit prej fshatrave pranë Drinit të Bardhë, të ndërgjegjshme për traditat e tyre.
Destan Gashi, i cili jeton në Vjenë, është ndër të paktët skulptorë bashkëkohorë që zotëron mjeshtërinë e skulptorit në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, pra të gurgdhëndësit. Destan Gashi është nderuar shumë herë për skulpturat e tij.
Për hapjen e ekspozitës me 21.mars kanë ardhur shum dashamir të artit. Fjalimin e mbante zoti Prof. Dr.Johann Günther, i cili njeh shtetin e Kosovës shum mirë, sepse ai ka jetuar kater vite ne kryeqytetin e Prishtinës, ku ka punuar per Association for European Integration. Ai shpjegonte publikut austriak legjenden e Rozafës dhe fliste per artin e Destanit.
Pasandej kishte fjalen zoti Arten Hanku, keshilltar i ambasadës se Republikës se Shqiperisë. Ai tregonte per qytetin e Shkodrës ku gjendet kalaja e Rozafës.
Valbona Fazliu Rrecaj, e cila ështe keshilltare e ambasadës se Republikës se Kosovës, kjo fliste per vleren artistike te punimevet e Destanit dhe kishte nderin per te berë hapjen solemne se ekspozitës Destan Gashit.
Ambasadori Dr. Sabri Kiqmari prej ambasadës e Kosovës në Vjenë ka ardhur pak me vonë sepse ai kishte nje takim me nje shoqat austro-amerikane perpara, por ai donte per te uruar artistit Gashi personalishte hapjen e ekspozitës.
Një film të shkurtër nga hapja e mbrëmjes, është i realizuar nga Besim Xhelili - shiqoni në www.youtube.com
artikulli ështe i përpiluar nga Elvira Berisha
"Legjenda e Rozafës dhe histori të tjera në gur" është titulluar ekspozita e cila do të shpalosë para publikut vjenez historinë e legjendave dhe mitave më të njohura shqiptare.
Ekspozita me njëzet skulptura prej guri do të hapet në galerinë "Artefakt"
Një botë përplot legjenda e mite. Gurët janë shfrytëzuar për të shpalosur nëpërmjet tyre histori shqiptare.Legjenda e Rozafës, Doruntinës, grave krenare të Malësisë së Hasit, janë ato që përplasen mes vete në kujtimet e një artisti që nuk jeton në trojet shqiptare.
Legjenda e Rozafës dhe histori të tjera në gur, vinë në një ekspozitë e cila do të hapet më 21 mars 2013 në orën 18.30 në Vjenë, nga skulptori shqiptarë Destan Gashi.
Kjo ekspozitë prekëse e skulptorit Destan Gashi të rrëmben në botë plot legjenda dhe mite. Gurët na tregojnë historinë shqiptare, si ajo e legjendës së Rozafës, Doruntinës dhe Hasjanëve....
një artikull nga Alfred Beka
Skulptori kosovar që jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë, Destan Gashi, do të prezantohet para publikut vjenez me ekspozitën personale Legjenda e Rozafës, me njëzet skulptura prej mermeri.
Artdashësit vjenez e njohin prej vitesh, pasi edhe më herët ka hapur ekspozita të ndryshme në kryeqytetin austriak por edhe në qytete tjera të Austrisë dhe të vendeve tjera europiane.
Skulpturat e tij kanë një tematikë që e lidhin me origjinėn e tij. E tillë është edhe ekspozita me titull Legjenda e Rozafës dhe histori të tjera në gurë e skulptorit Destan Gashi, e cila do të hapet në Vjenë më 21 mars.
Ekspozita e Gashit do të hapet në galerinë Artefakt në Vjenë dhe do të qėndrojë e hapur deri më 11 prill. Në këtë ekspozitë, skulptori Gashi trajton legjendat dhe traditat shqiptare, duke filluar nga legjenda e Rozafës, pastaj Doruntina, femrat hasjane e të tjera.
Ekspozita me 20 vepra e Kosovarit Destan Gashi, skulptura nga mermeri i Sölkes, Carrara, Gummerner e mermer i portugalisė
Ekspozita me Foto nga Kosova e Shqiperia - nga Barbara, Destani e Guri Gashi
HAPJA E EKSPOZITES : Të merkurën, me 19.shtator 2012 në oren 18.30
Ekspozitën duke e hapurë Dr. Sabri Kiqmari, Ambasadori i Republikës se Kosovës në Vjenë
në Galerin Johann Gassner Haus, Laudongasse 16, 1080 Vjenë, Austri
Orari e ekspozitës: E hënë deri te premptën prej orës 11.00 18.00 , informata shqip Tel 0043 676 40 47 125
Hapja e ekspozitës ka qenë te merkurën 19.shtator 2012 prej orës 18.30. Dashamirët e artit kanë ardhur për veprat e reja te Destan Gashit dhe për ta parë fotografite me pamje nga Kosova dhe Shqipëėria.
Ekspozitėn duke hapurë zoti Dr. Sabri Kiqmari, Ambasador i Republikės se Kosovës në Vjenë, i cili erdhi sëbashku me bashkëshortën dhe vajzen e tijë. Me vëmëndje degjuan dashamirët fjalët e Ambasadorit të Kosovës, i cili me fjalën e tij, lavëdonte krijimin e kulturës se vazhdueshme prej ciftit Gashi. Me këte ata tregojn anë artistike të Kosovës dhe ata zgjojnë vëmëndje për Kosovën. Më të vazhduar bisedën ambasadori fliste per ndërtimin e urave ndërmjet shtetėve tema e gurit ishte për këte e përshtatshme - dhe per ti lidhurë shtetët e Evropës.
Të gjithë ishin të kënaqur që zonja Dr. Edith Mock ishte prezente, bashkëshortja e ish-zëvendës kancelarit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, zotit Dr. Alois Mock, i cili mjerisht nuk ka mundur me ardhur në ekspozitë personalishtë, për shkak të gjendjës shëndetsore.
Një artikullë për ekspozitën duke dalur me 24.shtator në gazeten EXPRESS, Prishtinë - ja linku
edhe në web faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. web faqja
22 fotografi me pamje nga Kosova e Shqipëria tregojnë imazhet nga një botë i cili per njerëz të huaj është e panjohurë. Bota shqipëtare, një botë e cili është e lidhur me mit dhe me legjenda.
Prej shumë kohesh, Barbara Gashi ka pasur deshirë per ti treguar fotografitë e ketij regjioni, te cilat i ka berë me Destanin e Guri Gashi gjatë udhëtimeve.Tema e ujrave është një motiv i preferuar si lumi i Valbones, liqeni i Fierzes dhe deti shqipëtar, po ashtu edhe me fotografi me valltar e vallzuese, e cilet me shumë enthuziazem vazhdojne te jetojnë traditen te valleve popullore dhe rrobeve kombëtare .
Barbara Gashi, ajo gjithashtu ka studiuar në Akademine e arteve te Brukselit, degën e pikturës. Në kohen e lire ajo ka kenaqesin për të berë fotografi me pejzazhe te ndryshme. Ajo jeton prej 1981 me skulptorin Destan Gashi nga Republika e Kosovës. E cila ka bërë regullisht udhëtime nëpër Kosovë e Shqipëri.
artikulli ështe i përpiluar nga Elvira Berisha
Skulptori nga Kosova përfaqëson shtetet shqiptare në simpoziumin më të madh të artit në Evropë
"Atelier at the Danube" ështė titulli i evenimentit artistik, i cili në edicionin e shtatë ka grumbulluar artistë nga 17 vende të botës. Në kuadër të simpoziumit që do të finalizohet më 15 të këtij muaji, Gashi është duke realizuar skulpturėn e radhës.
Vizitoni SYMPOZIUMIN E SHTATE në "Atelen ë Danubit" në Pöchlarn afër qytetit Melk të Austrisë - Destan Gashi merr pjesë!
Destan Gashi merr pjesë në Sympoziumin në Atelen ë Danubit, në Pöchlarn, qyteti i vendlindjes të piktorit të madh Oskar Kokoschka !
Pöchlarni do te jetë per 10 ditë qender internacionale për artin e aplikuar. Në të njejtën kohë dashamirët e arteve të cilet janë te interesuar kanë munëdesi ti shofin 28 artiste në degë të ndryshme skulptor, piktor, graficent - si ata punojnë.
Ky Sympozium i shtati eshtë në këte vit në Evropë me i madhi i ketij lloji. Në këte aktivitet marrin pjesë artist nga 17 shtete të ndryshme. Çdo artist prezenton edhe flamurin e shtetit të vetë.
Hapja bëhet me 5. shtator 2012 në oren 20.00
Ne fund bëhet një koktej te shtunën me 15.shtator 2012 në orën 17.00
Adresa: "Atelier-Depot," Manker Strasse 26, 3380 Pöchlarn afer Melkut tė Austrise
Informata shqip Tel 0043 676 40 47 125
Skulptura, objekte, piktura dhe më teper, një ekspozitë me Destan Gashin dhe tjerë artistë nga Galeria Altesse.
Estetika dhe gëzimi për veçantien e shprehjes krijuese gjenden ne qender te kesaj ekspozite. Megjithat ështe fjala për temat kryesore te jetës.
Hapja e ekspozitës do te behet te shtunë 16. korrik 2012, prej orës 18.00. Destan Gashi do te jetë prezent.
Në foto "Gruaja Hasiane " në mermer
Oberstädtle 37, LI-9495 Nendeln
Principatë Liechtenstein
artikulli ështe i përpiluar nga Elvira Berisha
Në një mermer që rrallëkush mund ta blejë, Destan Gashi kishte parë traditat e Hasit
Në gur ka formësuar hasianen, për të përthekuar të kaluarën e vendit
Skulptori i njohur nga Republika e Kosovës Destan Gashi i cili jeton dhe vepron prej vitesh në kryeqytetin austriak në Vjenë hapi ekspozitėn e tijë të radhës.
Në këtë ekspozitë Gashi u paraqit mė 11 skulpturat e tija të përmasave të vogla. Në punimet e Gashit, dominon femra si figurë artistike.
Materiali të cilin ai përdori është kryesishit mermeri, marrë nga vende të ndryshme të rajonit. "Gashi në punimet e tij të gurit si një material i vdekur, i dha jetë", u shpreh në hapjen solemne Mag. pharm. Christa Wenkoff, udhëheqëse e lokalit në të cilën u hap kjo ekspozitë.
Kësaj here adhuruesit e skulpturave të Gashit do të kenë mundësinë që ato t'i shohin në ambientin e "Paulus Apotheke " nė Vjenë, vend ky i njohur për aktivitete artistike, ku edhe bashkëshortja e Destanit, piktorja Barbara Gashi, qysh më parë kishte prezantuar ekspozitat e saja.
Kjo ekspozitë skulpturash është për tu shikuar nga 26 Janar e deri më 23 shkurt 2012. Deshira më e madhe e skulptorit Gashi për të ardhmen ka qenë dhe mbetet paraqitja e tijë me një ekspozitë edhe në Republikën e Kosovës.
Artikulli eshte i publikuar edhe nė web faqen e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės. web faqja
Me datën 26.janar 2012 Destan Gashi hapë ekspozitë në Vjenë.
Në hapjën e ekspozitës duke ardhur shum njerëz te interesuar për skulpturat e reja te Destan Gashit, kishte mysafir austriakë por edhe shum shqipëtar nga Shqipëria, Kosova dhe visëve të tjera. Ishte një mbrëmje shumë e këndshme duke u berë biseda për artin dhe për kulturë .
Një film të shkurtër nga hapja e mbrëmjes, është i realizuar nga shoqata kulturore Aleksander Moisiu në Vjenë - shiqoni në www.youtube.com
Një artikullë për ekspozitën nga gazetari Hazir Mehmeti duke dalur me 26.janar në BOTA SOT, Prishtinë
Ekspozita është e hapur deri me 23.shkurt 2012 në team sante paulus apotheke. Disa fotografi të punimeve të Destanit gjendën nëpër vitrina bashkë me skulpturat më të reja. Kështu që punimet mund ti shiqoni për çdo ditë.
Adresa: Landstrasser Hauptstrasse 171, 1030 Vjenë, Austri.
Skulptori i njohur kosovar, i cili jeton dhe krijon në Vjenë të Austrisë, autor i disa ekspozitave personale, Destan Gashi paraqitet me ekspozitën më të re në Paulus Apotheke në Vjenë....
...Në skulpturat e tij dominon edhe këtë herë si figurë artistike femra ...
...Ekspozita e Gashit do të jetë e hapur deri me 23.shkurt 2012 ....
Hapja e ekspozitës së Destan Gashit në Liechtenstein
Në galerinë e njohur Altesse në qytetin Nendeln në Liechtenstein duke i ftuar mysafiret prej orës 18.00 për hapjen e ekspozitës së piktorit nga Kosova Destan Gashi, më titull Metamorfoza e mermerit.
Jo vetëm nga Liechtenstein, por ashtu nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, kanë ardhur shume artin, për më qene prezent në këtë mbrëmje të veēantë.
Mysafir special ishte ambasadori i Shqipërisë zoti Mehmet Elezi, i cili është përfaqësues në Zvicër dhe Liechtenstein. Ai ka ardhur së bashku më bashkëshorten Dashamira apostafat nga Berni për këtë ekspozitë.
"Lihtenshtajn, më 21 maj- Me veprat e tij më të reja në galerinë " Altesse" në Lihtenshtajn, skulptori Destan Gashi hapi ekspozitën e tij më të re. Autori prezantohet me 30 punime, në bazamente në sallat e Galerisë dhe në Kopshtin e Skulpturave."
Në këtë veprimtari kulturore dhe artistike, përveē artistëve dhe artdashësve të tjerë, i pranishëm ishte edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane (Bernë), Mehmet Elezi.
Artikulli eshtë i publikuar në web faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. web faqja
artikulli ështe i përpiluar nga Alfred Beka, Prishtinë:
"Metamorfoza e mermerit " është emërtuar ekspozita e skulptorit shqiptar Destan Gashi, e cila do te hapet më 21.maj në galerinë Altesse në Liechtenstein.
"Me Destan Gashin kjo galeri, e cila është e pasur me tradita, ka arritur ta shtojë një pikë ndriçues në listën e skulptoreve në programin e ekspozitave gjer me sot, një artist i shquar, një kurorëzim për galerinë, e cila është në kërkim të përfaqësuesve të zgjedhur të artit figurativ" citon Alfred Beka nga teksti i galerisë Altesse lidhur me ekspozitën.
artikulli ështe i përpiluar nga gazetari Ragip Sylaj, Prishtinë:
"I vlerësuar si artist ndërmjet klasikes dhe modernes, skulptori kosovar që jeton dhe krijon në Vjenë, Destan Gashi, shquhet posaçërisht për ekspresivitetin e figurës së nudos. Këto figura farfurinë plot gjallëri me bukurinë......"
për te lexuar artikullin ju lutem klikoni majtas
Ekspozita do te hapet me 21.maj në galerinë Altesse ne Liechtenstein, e cila do qëndrojë e hapur deri me 31 korrik 2011.
Adressa e galerisë: "Galerie Altesse" në 9485 Nendeln, Oberstädtle 37, Liechtenstein
Orari i galerisë: e Ejnte dhe e Premte prej orës 15.00-19.00, e Shtunë 10-12.00 e 14.00-17.00, e Diel 15.00 18.00 dhe mbas marrveshjes telefonike
Një katalog i shtypurë në qershor 2009, me dimenzione 22x22cm, me 48 faqe dhe 38 fotografi me ngjyra
Katalogu është në 3 gjuhë: gjermanishtë - shqip - anglishtë
Në këtë katalog përveç një biografie të skulptorit Destan Gashit, sillen edhe disa poezi përkushtime për artistin, nga krijuesit: Dashamir Malo - Sarandë , Ragip Sylaj - Fsh.Dardhe, Therande, Agim Metbala - Ravetë.
Katalogu kushton 10.- Euro, ndërsa dërgimi me postë + qmimi pullave postare
Me daten 7.maj 2010 në orën 19.50 në mbremjë, Destan Gashi ishte mysafir në emision satiro humoristik "Përallë me Tupan" që transmetohet në KTV të Kosovës.
Emisioni është edhe në www.youtube.com
artikulli ështe i përpiluar nga gazetarja Nexhmije Çerkezi:
Skulptori Destan Gashi ka hapur një ekspozitë së bashku me dy austriakë (piktorja Edel Czernin dhe piktori Kristian Schweinfurter) në hapësirat e Galerisë Brotway në Vjenë, të Austrisë. Ekspozita e titulluar Magjia e Artit ishte hapur me datën 14 janar dhe do të qëndrojë e hapur deri me 5 mars 2010. Në këtë ekspozitë ishin të pranishëm shumë artistë prej Austrisë dhe prej shteteve të tjera ku prej Ambasadës së Shqipërisë kishte marrë pjesë edhe zoti Egin Ceka, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë.
Me këtë rast në këtë ekspozitë Destani ka prezantuar 17 skulpturat e tij në lloj lloj mermerësh. Punimet e këtyre tre artistëve në të cilën shiten në Galerinë Brotway njëzet përqind janë ndarë për projektet e ndihmave të SOS Kinderdorf në Kosovë.
Destan Gashi ka lindur mė 1952 nė fshatin Zoqishtë (Rahovec). Pasi kishte përfunduar shkollën e mesme të arteve figurative në Pejë, skulptori kosovar Destan Gashi, kishte vazhduar me Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel për të hulumtuar dhe studiuar profesionin e tij. Më pas ai kishte vazhduar krijimtarinë e tij në Austri, vend ku i orientuan qasjen sukseset tij dhe çmimet e shumta ndërkombëtare. Prej vitit 1987 ai jeton dhe ushtron profesionin e skulptorit nė kryeqytetin e Austrisë në Vjenë, dhe ka hapur shumė ekspozita personale dhe kolektive në Vjenë dhe në vende të ndryshme jashtë Austrisë,si dhe në shtete të ra.......
Me daten 14 janar 2010 Destan Gashi ka hapur një ekspozitë se bashku me dy austriak (piktorja Edel Czernin e piktori Kristian Schweinfurter) me titull Magjia e Artit.
Ekspozita eshtë e hapur deri me 5 mars 2010 në GALERIE BROTWAY në Vjenë
Adresa: Perfektastrasse 100, 1230 Vjenë, Austri.
Në prezentimin e veprave Destani tregonte per llojet e gureve dhe madenevet te Austrisë, per transportin e gureve ne atelje, per llojet e daltave e qekanin me te cilet ai punon prej nje guri të ashper deri ai arrit perfundimin e një nudo femrore.
artikulli ështe i përpiluar nga gazetari Hazir Mehmeti,Vjenë:
"Skulpturat dhe pikturat e Destan dhe Barbara Gashit sot i madhërojnë ambientet shumë pallateve, salla kongresesh, hapësira bankash, hapësirat e kështjellave, shtëpive të kulturës në kontinent.
Por, ato mungojnë në vendin e frymëzimit të Destanit, në Kosovë"
artikulli ështe i përpiluar nga gazetare Elvira Berisha,Prishtinë:
Bisedë me artistin Kosovar Destan Gashi
PRISHTINË, 15.QERSHOR - Pasi kishte përfunduar shkollën e mesme të arteve figurative në Pejë, skulptori kosovar Destan Gashi, i nxitur nga etja për përsosmëri e profesionalizëm ndikuar edhe nga kushtet jo fort të mira që ia ofronte vendlindja , ia kishte mësyrë botës për të kërkuar hapësirë e mundësi për të ushtruar profesionin e tij.
Akademia e Arteve të Bukura në Bruksel ka qenë stacioni i parë i skulptorit kosovar, prej së cilës ishte larguar duke marrë me vete një mori njohurish që do t`i hynin në punë pasi të mishërohej përfundimisht me daltën, çekanin, gurin, mermerin. Të gjitha këto i ka gërshetuar mes vete duke krijuar një numër të madh skulpturash>
Më pas kishte marrë rrugën për në Austri, vend i cili përveç që do të shndërrohej në vendbanimin e tij të përhershëm, do t`i hapte shtigje të reja, prej të cilave mbi të gjitha buronin sukseset.
Maestroja i gurit ka pasur 32 ekspozita pas vetes, dhe një mijë rrëfime për atë se si u ka dhënë jetë atyre.
Destan Gashi në një intervistë për "Kohën Ditore" ka rrëfyer për "martesën e përjetshme" të tij me skulpturën, "gdhendjen" e parë në skulpturë, domethënien që ka arti për të...
"Çdo fillim është i vështirë aq më shumë në profesionin e skulptorit...", ka thënë skulptori kosovar, i cili të dielën në në mbrëmjë në "Kunsthaus" të qytetit austriak Rust ka hapur ekspozitën e tij personale. Kjo ka është ekspozita e 33-të e tij.
Sfida për të depërtuar në botën e artit pamor në një vend krejtësisht të panjohur kishte qenë shumë e madhe. Megjithatë, i pajisur me vullnet, dëshirë, përkushtim dhe profesionalizëm Destan Gashi ia kishte dalë mbanë t“i kapërcente të gjitha barrierat. Për më tepër ai ka arritur të gëzojë të drejtat e barabarta me të gjithë artistët austriakë duke u bërë edhe "anëtar i Shoqatës së Pavarur të Artistëve dhe Shkrimtarëve të Austrisë".
Gashi flet për ekspozitën e fundit që ka hapur në Austri. Ndër 23 skulptura që ai ka ekspozuar "sefte" thotë se njërën e ka për zemër, "Zana e detit". Këtë skulpturë dytoneshë krijuesi ka arritur ta hedhë në "dritë" vetëm pasi për gjashtë muaj me radhë nuk i ishte ndarë çekanit e daltës.
"Megjithëse punoj me gur, ujin e kam pasur pothuajse gjithmonë të pranishëm në veprat e mia", ka shpjeguar ai.
Por "Zana e detit" është vetëm njëra prej skulpturave me të cilat krijuesi ka dëshmuar aftësinë e tij që tģ japë jetë e ngrohtësi edhe vrazhdësisë së gurit.
"Mund të them se karakteristikë për punimet e mia është rrumbulakësia - feminiteti", ka thënë Gashi.
Me vite ai ka arritur t“u qëndrojë besnik principeve e rregullave që ia kishte vënë vetes, duke bërë përpjekje t`i ikë dhe t“i rezistojë artit modern, me theks të veçantë abstraktes.
Estetikën, formën, levizjet dhe bukurinë i ndiej në shpirt. Këto bashkë i gjej dhe i studioj në trupin e femrës, ka shpjeguar ai.Përkundër sforcimit dhe lodhjes së madhe fizike që vetë Gashi pranon se ia shkakton "zanati" i skulptorit, ai nuk e sheh veten në ndonjë profesion tjetër.
"Skulptura për mua ështe profesion dhe pasion. Nuk mund ta imagjinoj veten në një fushë tjetër. Me skulpturën jam një, ajo është e rëndësishme për mua sa gjaku që rrjedh në venat e mia, ka thëne ai.".
Çmimet e shumta ndërkombëtare që ka marrë prej kohës që ushtron profesionin e skulptorit, ekspozitat e sukseshme dhe pranimi në "Shoqatën e Artistëve dhe Shkrimtarëve të Pavarur të Austrisë", mjeshtrin kosovar kanë berë të ndihet i barbartë me evropianët. Por nuk ia kanë plotësuar një "zbrazëtirë të madhe që mundon prej kohësh.
Hapja e një ekspozitë në Kosovë për Destan Gashin me vite ka mbetur një endërr e mbyllur në sirtar, të cilën e kishte parë edhe si të paarritshme.
Fatekeqësishte deri tani nuk kam pasur ekspozitë as në Kosovë dhe as në Shqipëri. "Dëshira ime është shumë e madhe, por nuk ma lejojnë rrethanat", është ankuar Gashi."Me rrethana nënkuptoj largësinë".
Por, së bashku me lindjen e shtetit të ri, Gashit i janë shtuar edhe shpresat për ta jetësuar ëndrrën."Projektet e mia janë të shumta. Tani që Kosova është një shtet i pavarur shpresoj të kem edhe përkrahjen e Ministrisë së Kulturës", ka thëne ai.
Mjeshtri kosovar i skulpturës nuk e ka idenë nëse sukseset e tij do të ishin të këtyre përmasave sikur të mos dilte jashtë kufijve të vendlindjes.
"Ndoshta veprat e mia do të kishin një tjetër stil", ka supozuar ai, duke shtuar se të gjitha të arriturat e tij janë fryt i një vullneti dhe përkushtimi maksimal.
"Qysh në fëmijëri e kam adhuruar skulpturën dhe vullneti për punë sjell me vete edhe suksesin", ka vazhduar ai. "Unë i gëzohem çdo suksesi, por asnjëherë nuk i shoh si suksese të Destan Gashit por si suksese të një kosovari".
artikulli ështe i përpiluar nga gazetari Ragip Sylaj,Prishtinë:
Afirmimi i artistëve tanë në botë
artikulli ështe i përpiluar nga gazetari Hazir Mehmeti,Vjenë:
i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Vjenë z. Sabri Kiqmari u shpreh i gëzuar që mund të shenohet dhjetëvjetori i lirisë së Kosovës në Ambasadë me një dhuratë sikur kjo, skulpturë kushtuar një ushtari të rënë për lirinë dhe shtetin e Kosovës. Ai falënderoi bashkëshortët Destan e Barbara Gashi për dhuratën
Gurin e madh të zi të shpatit - E shndërroi në t`madhin Skenderbe;
Lisin e vjetër të fshatit- E shndërroi në jetë të re!
Nga madeni me gurin e bardhë- Lehtas e ngjalli Afroditen;
Shtatoret e tij ndërrin në ar- N“metropole sa ngrohtë u pritën!
Brushat e tij shqip flasin,- Lapidaret shqip frymojnë
Vuajtet tona në figurat i hasim - Duart e tij me ar peshojnë!
artikulli ështe i përpiluar nga shkrimtari Ragip Sylaj, cili shkruan edhe artikuj për gazeten Zëri
Në galerinë Artefakt zakonisht konkurojnë shumë kandidatë për të organizuar një ekspozitë, në të cilen ky skulptor fitoi të drejtën e ekspozitës si i përzgjedhuri më i mirë nga shumë artistë të tjerë pretendentë: skulptori Destan Gashi
nga gazetarja Ajete Zogaj artikulli
ne foto:redaktori e gazetës Iliriapost me gazetaren Ajete Zogaj, Destan e Barbara Gashi
Ja nje tjeter artikull që ishte botuar me 3.korrik 2004 në gazetën " ZËRI I DITËS",i përpiluar nga gazetari Ragip Sylaj .
Estetikën, formën, lëvizjet, bukurinë i ndiej thellë në shpirt. Të gjitha këto i gjej dhe i studioj në trupin e femrës. Për t“i realizuar të gjitha këto, skulptori duhet te ketë në shpirt anatominë, vizatimin, proporcionet, pa përmendur këtu edhe emocionet, si një domosdoshmëri tjetër, thotë krijuesi i arteve pamore, Destan Gashi, i cili prej vitit 1987 jeton dhe krijon në Vjenë
I lindur në Zoqisht të komunës së Rahovecit, krijuesi i arteve pamore Destan Gashi (1952) ka kryer shkollën e mesme të Arteve figurative në Pejë, ndërsa studimet e pikturës - në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel të Belgjikës te profesoresha Van Sevenbergen, ku më 1978 diplomon në pikturë.
Në vitet 1981 - 1985 ka ndjekur studimet e skulpturës në akademinë e përmendur në Bruksel te profesori Martin Guyaux, të cilën e kryen në vitin 1985.
Prej vitit 1987 punon e krijon në Vjenë të Austrisë. Deri më tash në Belgjikë dhe në Austri ka pasur 29 ekspozita. Është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare për krijmtari artistike.
Për periudhën kohore të qëndrimit në kryeqytetin e Austrisë, z.Gashi ka arritur të realizojë një serë veprash në skulpturë, duke shrehur kështu një invencion eruptiv mbi mermer. Ai tashme ka një fond të mirë të veprave me të cilat, më 16.korrik do të prezentohet në " Galeri Plos " në Sooss të Badenit të Austrisë. Për këtë ekspozitë eksklusive Destan Gashi ka pergatitur 15 akte. Kjo ishte edhe njëra arsyet e bisedës me këtë artist të veçantë
Zëri: A pranohet artisti i mirëfilltë shqiptar në Evropë si çdo artist tjetër evropian? Apo atij i duhen të tjera përpjekje dhe lidhje për ta zënë vendin që e meriton?
Gashi:Në fillim kur kam ardhur në Vjenë kam pasur shumë vështirësi në një rreth krejt të panjohur. Nuk i njihja njerëzit, as nuk e dija ku janë madenet e gurëve. Mirëpo i falënderohem shoqes sime piktore, Barbara Gashit, e cila është vjeneze.
Tash për tash jam shumë i kënaqur me pranimin tim në këto rrethe, sepse tashmë jam në Shoqaten e Artistëve dhe Shkrimtarëve të pavarur të Austrisë. Tashmë e ndiej veten të barabartë evropianë.
Zëri:Cilit stil apo drejtim artistik i përkisni ju? A jeni edhe ju në të njëtat trende me kolegët tuaj austriakë?
Gashi:Unë punoj vetëm akte dhe punoj vetëm femra, të cilat janë të punuara në realizëm dhe ekspresionizëm. Të rallë janë skulptorët në Evropë që punojnë në stilin tim. Këta punojnë më se shumti në stilin abstrakt.
Zëri: Sa jeni në rrjedha të krijimtarisë artistike në fushen e arteve pamore që krijohen në Kosovë? Cilët artistë i njihni dhe çka çmoni më së tepërmi nga vepra e tyre?
Kam njohur të ndjerin dhe skulptorin e madh kosovar Agim Çavdarbashën, të cilin e kam dashur dhe preferuar shumë (veçmas veprën e tij "Sofra").
Zëri:Cilët janë mësuesit a mentorët tuaj në fushën e pikturës e të skulpturës, përkatësisht të arteve të tjera që i krijoni ju?
Gashi: Së pari falënderoj profesorin tim Martin Guyaux të Akademisë së Arteve në Bruksel, i cili më ka mësuar shumë gjera në skalitjen e gurëve. Skulptorët e preferuar nga Shqiperia janë Odhise Paskali, Hektor Dule, Kristac Rama.
Zëri:Cilat janë lidhjet tuaja me Kosovën, përkatësisht Shqipërinë dhe kur planifikoni që të ekspozoni në këto vende?
Gashi: Në Kosovë shkoj shpesh, së paku tri ose katër herë në vit. Atje kam nënën time, 82-vjeçare, të cilen e dua shumë. Kurse në Shqipëri shkoj më rrallë. Jam i flaktë për të ekspozuar në Kosovë dhe në Shqipëri. Skulpturat e mia janë prej gurit dhe janë shumë të mëdha. Skulptura më e madhe ka tre tonë. Prandaj është e pamundshme për transportim. Por besoj që një ditë do të më realizohet dëshira.
Zëri:Ju jeni ndër krijuesit e aktit në skulpturë. Çka e nxit frymëzimin tuaj për një vepër të tillë dhe cila është mundësia e realizimit mjeshtëror të tyre?
Gashi:Estetikën, formën, lëvizjet, bukurinë i ndiej thellë në shpirt. Të gjitha këto i gjej dhe i studioj në trupin e femrës. Për t“i realizuar të gjitha këto, skulptori duhet te ketë në shpirt anatominë, vizatimin, proporcionet, pa përmendur këtu edhe emocionet, si një domosdoshmëri tjetër.
Zëri:Çka i merr dhe çka i jep kurbeti një artisti? Ose më konkretisht: çka iu ka dhënë dhe çka iu ka marrë juve, ai (kurbeti)?
Gashi:Kurbeti më beri skulptor dhe piktor. Kurbeti më bëri që të mendoja ditë e natë për Kosovën e për nënën time 82-vjeçare.